Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht Të fundit | Pretendohet pabazë se Kurti pritet të shpallet person non grata nga ShBA-ja… Të fundit | Tjetër sondazh i rremë mbi partitë politike për zgjedhjet e 7 qershorit Të fundit | Rishikimi i javës: Lajme të rreme për sondazhe politike dhe manipulim fakte… Të fundit | Nga sondazhet e rreme te përmbajtjet me IA - trendet e keqinformimit para z… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se “një institut francez” ka publikuar sondazh për zgj… Të fundit | Me anë të një imazhi ku Jashari shihet pranë Hamzës, pretendohet pasaktë se… Të fundit | Fushata për zgjedhjet e 7 qershorit me rreziqe të reja të keqinformimit
[ ARTIKULLI ]

Deepfake: Kurti nuk ka folur në gjuhën arabe

HIBRID

Llogaria në TikTok me emrin “kanalistat” ka publikuar dje (28 tetor) një video-material, që shfaq Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës.

Kryeministri Kurti degjohet teksa flet në gjuhën arabe, gjë të cilën e pretendon edhe mbishkrimi i vendosur video-materialit.

Por pas verifikimi nga hibrid.info është vërtetuar se në video-material është ndërhyrë me anë të Inteligjencës Artificiale (AI).


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “kanalistat”:

https://www.tiktok.com/@kanalistat/video/7294422873391910150


Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, ky postim ka arritur të grumbullojë afër 140 mijë shikime në TikTok. (shih fotografinë më poshtë)


Hibrid.info me anë të makinave të kërkimit, ka gjetur biografinë e kryeminisrit Kurti, në ueb-faqen zyrtare të “Zyrës së Kryeministrit”. (shih këtu)

Nga gjetjet bëhet e qartë që gjuhët të cilat i flet kryeministri Kurti janë: gjuha shqipe, angleze dhe serbo-kroate.


Ndërsa me anë të hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka gjetur videon e plotë të intervistës nga e cila ështe shkëputur video-materiali i publikuar nga llogaria në fjalë në TikTok. (shih këtu)

Në videon e plotë të kësaj interviste, kuptohet se intervistën e dhënë të këtij viti (20 shkurt) për “France 24”, Kurti e kishte realizuar në gjuhën angleze. Gjë e cila e vërteton ndërhyrjet e realizuara në videon origjinale, në postimin e publikuar nga llogaria “kanalistat”.


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se llogaria në TikTok ka publikuar një video-material i krijuar me inteligjencë artificiale, në të cilën shihet Kurti duke folur në gjuhën arabe.

Këtë video-material, llogaria e lartcekur e ka paraqitur si reale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere