Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh… Të fundit | Keqinformatat e mundshme deri në përfundimin e afatit të zgjedhjes së presi… Të fundit | Hibrid.info në shënjestër të fushatës dezinformuese ruse “Matryoshka” me na… Të fundit | Pretendim i pasaktë, bëhet fjalë për tërheqjen e planit për një tjetër xham… Të fundit | Paraqiten si fakte të kryera ndarja e shtesave për fëmijë dhe pensionistë
[ ARTIKULLI ]

Fusha e rinovuar e stadiumit “Fadil Vokrri” nuk do të jetë vetëm me bari sintetik

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një përmbajtje me mbishkrimin që pretendon se ka filluar shtrirja e barit sintetik në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pretendimi u publikua (6 qershor) me anë të një video-materiali ku shihen pamje të punimeve në stadium, nga llogari në TikTok, me emrin “info.shqyp”.

Por, gjetjet e hibrid.info tregojnë se bari i vendosur në fushë, është i llojit hibrid.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “info.shqyp” në TikTok:

https://archive.is/QEIFn


I njëjti pretendim është publikuar nga disa faqe në Facebook, me anë të një fotografie që duket se është shkëputur nga video-materiali i mësipërm (shih këtu).

Hibrid.info ka gjetur se autor i publikimit të kësaj video është mediumi “KTV – Kohavision”. Videoja është gjetur e publikuar në kanalin zyrtar të këtij mediumi, në Youtube, me mbishkrimin, “Fillon shtrirja e barit hibrid në stadiumin “Fadil Vokrri”” (shih këtu).

Çka do të thotë se fusha e rinovuar në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të jetë e tipit hibrid.

Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga postimi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në facebook, institucion i cili kishe njoftuar qysh në muajin mars për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit Fadil Vokrri (shih këtu).


Hibrid.info po ashtu ka hulumtuar me anë të makinës së kërkimit për dallimin në mes fushës sintetike dhe asaj hibride. Në një artikull të hasur tregohet se përderisa fusha e tipit sintetik përbëhet 100 % nga fibra sintetike, fusha e llojit hibrid është kombinim i barit natyral dhe fibrave sintetike (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” po rindërtohet me bari sintetik, është i pasaktë.

Hibrid.info ka gjetur se teknologjia e përdorur për rindërtimin e kësaj fushe, është e llojit hibrid.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtej si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere