Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme dhe të pabazuara për figurat politik… Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më…
[ ARTIKULLI ]

Vazhdon dërgimi i mesazheve mashtruese në WhatsApp, ku qytetarët njoftohen se rrezikojnë t’u mbyllet llogaria në Facebook

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Një mesazh që pretendohet se vjen nga platforma Facebook/META, u është dërguar qytetarëve nga Kosova, ku i njofton për mbylljen e llogarisë në këtë rrjet social.

Përmes këtij mesazhi, të  shkruar në gjuhën shqipe, e të dërguar në aplikacionin për komunikim “WhatsApp”, pretendohet se përdoruesi ka shkelur standardet e komunitetit të Facebook, dhe i bëhet thirrje të klikojë në një vegëz. Në të kundërtën thuhet se brenda 12 orëve do t’i çaktivizohet llogaria në këtë media sociale.

Çka nuk shkon me këtë mesazh?

Hibrid.info ka gjetur se ky mesazh nuk është i besueshëm.


Hibrid.info ka hulumtuar për prefiksin e numrit që ka dërguar mesazhi, duke gjetur se prefiksi +84, i përket Vietnamit.

Hibrid.info po ashtu ka kontrolluar vegëzën e paraqitur në mesazh, pas klikimit të së cilës, shfaqet mesazhi se kjo faqe nuk mund të gjendet.

Për ta vërtetuar edhe më shumë kredibilitetin e kësaj faqeje, hibrid.info ka përdorur platformën për verifikimit të ueb-faqeve “Scamdoc.com” dhe rezultatet tregojnë se e njëjta është e dyshimtë dhe përmban “Malware”.


Çka është “Malware”?

Malware ose aplikacion i dëmshëm është çdo softuer i krijuar qëllimisht për të shkaktuar ndërhyrje në një kompjuter, server, klient ose rrjet kompjuterik, rrjedhje informacioni privat, për të fituar akses të paautorizuar në informacion ose sisteme, për të privuar aksesin në informacion ose që pavetëdijshëm ndërhyn në sigurinë dhe privatësinë e pajisjes së përdoruesit.

Malware nuk është virus, por është një softuer/aplikacion i dëmshëm që pushton ose korrupton rrjetin tuaj kompjuterik. Qëllimi i malware është të shkaktojë dëme të parikuperueshme dhe të vjedhë informacione ose burime për përfitime monetare ose qëllime të dukshme sabotazhi.

Tipet e malware të zakonshëm përfshijnë viruse të tipit trojan, worms, spyware, adware dhe ransomware. (shih këtu dhe këtu)


Facebook ka lëshuar njoftime për përdoruesit në lidhje me këto mesazhe të rreme, duke sqaruar se nuk duhet t’u besohet atyre.

Ju mund t’i besoni një mesazhi nga platformat e META-s nëse adresat përfundojnë me:

  • facebookmail.com (duke përfshirë priority.facebookmail.com )
  • facebook.com (duke përfshirë support.facebook.com dhe developers.facebook.com )
  • fb.com
  • metamail.com
  • meta.com

Hibrid.info ka trajtuar edhe më herët mesazhe të tilla (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Një mesazh elektronik iu është dërguar qytetarëve të Kosovës në WhatsApp, në gjuhën shqipe, që pretendon të jetë nga Facebook/META.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se i njëjti nuk është dërguar nga Facebook dhe përmban një vegëz (link) të dyshimtë, si dhe “Malware” që është softuer dashakeq i zhvilluar nga hakerë për të vjedhur të dhënat dhe për të dëmtuar ose shkatërruar pajisje kompjuterike, serverë dhe sisteme kompjuterike.

Gjithashtu, numri që ka dërguar këtë SMS ka prefiksin e Vietnamit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë SMS si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere