Rochelle Walensky nuk ka rrëfyer se vaksinat po dështojnë. Pretendimet e rreme që i atribuohen drejtorësh së Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rrjedhin nga një artikull i botuar në një faqe interneti, të njohur për publikime me përmbajtje keqinformuese.
Shembuj e këtyre postimeve në mediat sociale që ndajnë pamje të një “artikulli mjekësor” nga NaturalNews.com:
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3074557166099158&id=100006347145050
Përdoruesit e mediave sociale përdorën fjalë nga një artikull (i arkivuar si is/bmZIw) i shkruar nga Mike Adams dhe botuar në NaturalNews.com (www.naturalnews.com/About.html). Faqja e internetit është klasifikuar si komplot dhe pseudoshkencë nga Media Bias, duke thënë se është e njohur për publikimin e përmbajtjeve të paverifikuara (këtu).
Reuters adresoi dezinformatat e mëparshme të publikuara nga Mike Adams, të dukshme në kontrolle faktesh:
“Përmes fjalëve të drejtoreshës së CDC-së Dr. Rochelle Walensky, narracioni zyrtar mbi vaksinat dhe COVID-in sapo është shkatërruar”, fillon artikulli.
Por Reuters nuk gjeti asnjë shkrim a po publikim nga CDC ose ndonjë raportim nga lajme me burime kredibile se CDC ose Walensky i quajtën përpjekjet e vaksinimit COVID-19 si një dështim.
Ajo që artikulli paraqet si dëshmi të kësaj deklarate janë shqetësimet e reja të zyrtarëve shëndetësorë mbi COVID-19.
https://www.reuters.com/article/idUSKCN2AU2KR
https://www.reuters.com/article/idUSKBN2A4275
Siç u raportua nga “Washington Post” më 29 korrik, një dokument i CDC zbuloi se “individët e vaksinuar të infektuar me delta mund të jenë në gjendje të transmetojnë virusin aq lehtë sa ata që janë të pavaksinuar” dhe se, “Njerëzit e vaksinuar të infektuar me delta kanë ngarkesa virale të matshme të ngjashme me ata që janë të pavaksinuar dhe të infektuar me variantin”.
Më 29 korrik 2021, CDC lëshoi një deklaratë për media e dukshme këtu nga Walensky. Komunikimi ndan udhëzime të azhurnuara për njerëzit plotësisht të vaksinuar (këtu) duke rekomanduar që individët e vaksinuar të përdorin maska ë fytyrë, pavarësisht nga statusi i vaksinës, duke cituar rritjen e rasteve të varianteve Delta në të gjithë ShBA. Një ueb-faqe e CDC që tregon nivelet aktuale të transmetimit të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara është e dukshme këtu.
Raportimi i fundit i Reuters mbi ndikimin e variantit Delta në Shtetet e Bashkuara:
(Artikulli i plotë i Reuters)