Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht Të fundit | Pretendohet pabazë se Kurti pritet të shpallet person non grata nga ShBA-ja… Të fundit | Tjetër sondazh i rremë mbi partitë politike për zgjedhjet e 7 qershorit Të fundit | Rishikimi i javës: Lajme të rreme për sondazhe politike dhe manipulim fakte… Të fundit | Nga sondazhet e rreme te përmbajtjet me IA - trendet e keqinformimit para z… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se “një institut francez” ka publikuar sondazh për zgj… Të fundit | Me anë të një imazhi ku Jashari shihet pranë Hamzës, pretendohet pasaktë se… Të fundit | Fushata për zgjedhjet e 7 qershorit me rreziqe të reja të keqinformimit
[ ARTIKULLI ]

Fotografia që paraqet fëmijën mbi gërmadha, është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

FATBARDH DEMA

Një faqe në Facebook që publikon përmbajtje në gjuhën shqipe, ka postuar me datë 8 nëntor një imazh ku shihen një fëmijë mbi gërmadha të ndërtesave.

Pas verifikimit të fotografisë vërehen detaje që nuk përkojnë me një imazh real dhe i njëjti tregon shenja të Inteligjencës Artificiale.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Mesazhi.com”:

https://www.facebook.com/mesazhicom/posts/pfbid02PxJazFJZTCMBNpQkRxDcmmR3ZNqRfKJEM14syqrUv9WEBcmUkUdNdzMfxuS7Z3vUl


Pasi të analizohet imazhi nga afër vërehen deformime grafike në pjesën e syve dhe të duarve.


Hibrid.info ka analizuar fotografinë me aplikacione që identifikojnë përmbajtjet e gjeneruara me inteligjencë artificiale. Pas analizës së kryer nga hibrid.info nëpërmjet aplikacionit Hive Motivation rezulton që imazhi është prodhuar 99.9 për qind me inteligjencë artificiale. (shih këtu)


Analiza:

Pas analizimit të fotografisë të publikuar nga një faqe në Facebook, vërehen shenja të caktuara që sugjerojnë që imazhi është krijuar me Inteligjencë Artificiale.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë imazh si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere