[email protected]
Në titull nuk qartësohet se cili shtet ka marrë vendim që të gjobisë bizneset që ngrohen me kondicioner
shape
shape
shape

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, dje (5 shtator) kanë publikuar një artikull me titull “Ky dimer pritet te jete i veshtire. Kush ngrohet me kondicioner pritet te marr gjobe”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje bëhet e ditur se për të kursyer energjinë elektrike, Franca do të gjobis të gjitha bizneset që ngrohen me kondicioner, me deri 750 euro, nëse mbajnë dyert hapur.

Pra, këto portale të dyshimta nuk sqarojnë në titull se bëhet fjalë për shtetin francez dhe kjo mund të lë vend për keqinformim te lexuesit se ky vendim ka të bëjë me ndonjë vend shqipfolës, pasi në bazë të hulumtimit të kryer nga hibrid.info këto portale të lartcekura publikojnë artikuj që kanë të bëjnë me Kosovën dhe Shqipërinë. (shih këtu dhe këtu)


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “web3.lajme.icu” dhe “olajme.com”:

https://web3.lajme.icu/2022/09/05/ky-dimer-pritet-te-jete-i-v-eshtire-kush-ngrohet-me-k-ondicioner-pritet-te-marr-gjo-be/?fbclid=IwAR17fHgz4QMSExpf990mRvbE1u7q7cTIHF5Nd1IOm3BMgRgNawq2WcAETc4
https://olajme.com/2022/09/05/ky-dimer-pritet-te-jete-i-v-eshtire-kush-ngrohet-me-k-ondicioner-pritet-te-marr-gjo-be/?fbclid=IwAR2Of_LV7FZPOvUfRk5jRmOz2lKNd6kmIjAe6tmPzVFpZLJlP-mLDcKGgoE

Ky artikull është publikuar edhe në rrjetin social Facebook nga faqet “33shi.com”, “Shqipëria” dhe “Publikos”.

Gjatë hulumtimit të kryer nga hibrid.info, vërehet se disa ndjekës të faqes “Publikos” në Facebook kanë rënë pre e këtij artikulli. (shih fotografinë më poshtë)


Hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në portalin e televizionit Klan në Shqipëri “tvklan.al”, i cili është publikuar më pas nga portalet e dyshimta të cilat i kanë ndryshuar titullin. (shih këtu)


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull që flet për shtetin e Francës, i cili për të kursyer energjinë elektrike do të gjobis deri 750 euro të gjitha bizneset që ngrohen me kondicioner dhe i mbajnë dyert hapur.

Ndërsa këto portale i kanë vendosur titull përgjithësues këtij artikulli, duke mos e qartësuar se cili shtet ka marrë një vendim të tillë.

Duke e ditur se këto portale të dyshimta shumicën e artikujve që i publikojnë kanë të bëjnë me Kosovën dhe Shqipërinë, kjo mund t’i keqinformojë lexuesit duke menduar se lajmi ka të bëjë me ndonjërin nga këto dy shtete.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others