Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Artikulli që tregon se Shqipëria rrezikohet nga stuhitë, është i vjetër

HIBRID

Portali i dyshimtë që mban emrin “new.findnews5.com” ka publikuar një artikull me titullin “KUJDES! Shqipëria në rreth të kuq, rreziku vjen nga deti dhe qielli”.

Por pas verifikimit nga hibrid.info është provuar se artikulli i publikuar është i vjetër.


Vegëza e artikullit të publikuar nga “new.findnews5.com”:


I njëjti artikull është publikuar edhe në median sociale Facebook nga faqja “Lajmi Fundit”. (shih këtu)


Pas hulumtimit me anë të makinave të kërkimit janë gjetur artikuj me përmbajtje të njëjtë të publikuar në tetor të këtij viti. (shih këtu dhe këtu)

Artikujt tregojnë për ndryshime klimatiket klimatike të cilat do ta prekin edhe Mesdheun, nga të cilat, sipas shkenctarëve, mbetet e rrezikuar edhe Shqipëria në të ardhmen.


Analiza:

Një artikull i një portali dyshimtë, ka pretenduar se Shqipëria rrezikohet nga stuhitë.

Sipas gjetjeve të hibrid.info, është vërtetuar se artikulli është i vjetër.

Bazuar në metodologjinë e punës, ky artikull merr vlerësimin si “Clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere