[email protected]
Lajm i vjetër dhe fotografi që nuk korrespondon me ngjarjen
shape
shape
shape

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull me pretendimin se ka ndodhur një aksident me makina, ku kanë mbetur të vdekur 4 persona nga një familje.

Megjithatë, pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull që nuk përputhet me përmbajtjen në tekst. Lajmi është i vjetër dhe ka të bëjë me një aksident të ndodhur në janar të vitit 2020.

Gjithashtu, hibrid.info ka gjetur edhe fotografinë e përdorur në këtë artikull, e cila nuk i takon kësaj ngjarje, por e njëjta është marrë nga një artikull i vitit 2016, gjatë një aksidenti të ndodhur në Zvicër.

Teksti i artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “readkoala.com” dhe “news24free.com”:

Dh imbje shumë e madhe në familjen shqipëtare, h umbën j etën 4 anëtarë para pak orëve

Dh imbje e madhe në këtë familje shqipëtare, h umbën jetën 4 anëtarë para pak orëve. Një aks ident ka nd odhur gjatë orëve të pasdites së sotme.

Sipas inf ormacit paraprak mësohet se si p asojë e këtij aks identi 6 persona kanë mb etur të pl gosur, dy pr ej të cilëve janë në gje ndje të r ëndë. Me dije bëhet po ashtu se dy makina janë p ërplasur me njera -tjetrën.

Vegëzat e artikullit të publikuar në këto portale të dyshimta:

https://readkoala.com/show/2021/07/16/dh-imbje-shume-e-madhe-ne-familjen-shqipetare-h-umben-j-eten-4-anetare-para-pak-oreve/?fbclid=IwAR1_8fDJhRtzLF-nZjg8ZQgOzvloX0l2Lpp0jQn-LO8lUrz9aTOvyRtZDVY
https://news24free.com/2021/07/15/dh-imbje-shume-e-madhe-ne-familjen-shqipetare-h-umben-j-eten-4-anetare-para-pak-oreve/?fbclid=IwAR1y5M2g8JAH_p7G-A-z8Lp3CmAZyB9sbWUvLZELfgXAPKYOQtHLQbCf4iA

Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale nga portali “joq-albania.com”, nga ku është marrë edhe një pjesë e tekstit.

https://joq-albania.com/artikull/675105.html


Vegëza e artikullit të publikuar në vitin 2016 nga media online në Zvicër “20min.ch”, nga ku është marrë fotografia e aksidentit të ndodhur në Zvicër:

https://www.20min.ch/story/ein-todesopfer-nach-unfall-bei-wuerzburg-206961836551


Analiza:

Këto portale të dyshimta kanë marrë një pjesë të tekstit nga një lajm i vjetër, si dhe i kanë vendosur një fotografi nga një aksident i vitit 2016, duke u munduar ta paraqesë këtë artikull si aktual.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull i publikuar në këto portale të dyshimta merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others