info@hibrid.info
Vazhdon publikimi i kampanjave të rreme për kredi nga faqja e dyshimtë në Facebook
shape
shape
shape

Një postim me pretendim që ofron mundësi për kredi biznesi deri në 25 mijë euro është publikuar në Facebook nga faqja “Kredi personale”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se kjo faqe ka publikuar postimin që paraqet njoftim të rremë.

Hibrid.info ka arritur të vërtetoi se postimi është marrë nga njoftimi i “Agjencioni për Financim në Kosovë”, institucion mikro-financiar dhe i është ndryshuar përshkrimi.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Kredi personale”:

https://www.facebook.com/krediprivate/posts/pfbid0fKhtBvvmorVhei1c3A3CLbF39FXtCJpMFARkk15ZamHSxZmk5hMZANTMkKVnf6HXl


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë se kjo ofertë për të aplikuar për kredi biznesi mundësohet nga institucioni mikro-financiar në Kosovë, “Agjencioni për Financim në Kosovë”, i publikuar me datë 21 dhjetor. (shih këtu)


Po ashtu, duke parë që postimi është bërë në gjuhën shqipe nga faqja “Kredi personale”, hibrid.info ka hulumtuar rreth institucioneve financiare dhe bankave të licencuara në Kosovë. Nga ky hulumtim rezulton se nuk ka asnjë dëshmi për veprimtari të faqes në fjalë në Kosovë (shih këtu).

Po ashtu gjë e cila e bën më të dyshimtë faqen “Kredi personale” në Facebook, është mungesa e të dhënave të mjaftueshme, në seksionin about të kësaj faqe në Facebook. Të dhënat e publikuara nuk  dëshmojnë kredibilitetin apo besueshmërinë dhe transparencën, e faqes “Kredi personale” (shih këtu).


Analiza:

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve, ka vërtetuar se kjo faqe ka përdorur kampanjë të një institucioni mikro-financiar në Kosovë, me pretendimin ta paraqesë si të sajën, duke i ndryshuar edhe përshkrimin.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë faqe si “Mashtrim”.

Share With Others

Translate »