Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”… Të fundit | Kujtesa që chatbot-i ruan për ty mund të formësojë realitetin informativ që… Të fundit | Kur fotografia nuk identifikohet me ngjarjen Të fundit | SMS mashtrues në emër të një banke
[ ARTIKULLI ]

Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të premten e kaluar në Prekaz

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

MANIPULIM I FAKTEVE

Pretendimi në mbishkrim është paraqitur me anë të një video-materiali të vjetër.

Është publikuar një video-material, në të cilën paraqiten pamje të Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës dhe Donika Gërvallës, ministre e Drejtësisë, gjatë një vizite në shtëpinë e familjes Jashari në Prekaz.

Në video shihet edhe Rifat Jashari, përfaqësuesi i kësaj familjeje.

Në mbishkrimin e video-materialit të publikuar të premten (24 prill) në TikTok, nga një llogari me emrin “podujeva072”, pretendohet se kjo vizitë është realizuar në ditën e publikimit të kësaj përmbajtje (24.04.2026).

Cila është e vërteta?

Pretendimi në mbishkrim është paraqitur me anë të një video-materiali të vjetër.

Deri në momentin e trajtimit, përmbajtja ka mbi 31 mijë shikime, ndërsa në bazë të përmbajtjes së komenteve në postim, mund të vlerësohet se ekziston mundësia që ata të cilët shohin video-materialin ta përceptojën pretendimin si të besueshëm.


Për të gjetur informata zyrtare rreth pretendimit, hibrid.info kontrolloi në llogaritë e kryeministrit Kurti dhe ministres Gërvalla në Facebook (shih këtu dhe këtu).

Në postimet e tre ditëve të fundit, nuk u hasën të tilla përmbajtje që konfirmojnë vizitën e tyre në Prekaz të premten.


Për shkak se bëhej fjalë për një përmbajtje që informonte rreth një aktiviteti të kryeministrit, hibrid.info kontrolloi gjithashtu në uebfaqen zyrtare të zyrës së tij. As në këtë burim informacioni, nuk u gjet asnjë njoftim publik që do vërtetonte pretendimin në fjalë (shih këtu).


Hulumtimi u vazhdua nëpërmjet makinës së kërkimit “Google”, por rezultatet pas kërkimit me fjalët “kurti në prekaz” nuk shfaqën konfirmim të pretendimit (shih këtu).


Pas kontrollit të pretendimit, hulumtimi u vazhdua në detektim të pamjes. Hibrid.info me anë të “Youtube”, platformës online për publikimin e videove, kërkoi me fjalët “rifat jashari” (shih këtu). Rezultatet shfaqen një video-material i publikuar më 6 mars të këtij viti, nga pritja që u kishte bërë familja Jashari liderëve politikë të vendit, për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Nga kjo përmbajtje vërtetohet se video-materiali me anë të të cilit është pretenduar për vizitën e Kurtit në Prekaz të premten, është shkëputur nga kjo vizitë (shih këtu).


Në shkurt të këtij viti mediat kishin raporuar për një vizitë të kryeministrit Kurti në Prekaz, për të gjetur një emër të mundshëm për postin e presidentit nga kjo familje (shih këtu).

Analiza:

Një video në TikTok pretendon se kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, kanë vizituar familjen e Rifat Jashari në Prekaz më 24 prill 2026.

Megjithatë, video paraqet një vizitë të mëhershme, e bërë gjatë shënimit të Epopesë së UÇK-së dhe nuk ka asnjë konfirmim zyrtar që një vizitë e tillë ka ndodhur në datën e pretenduar.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen me këtë pretendim si “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere