Të fundit | Paraqitet njëanshëm dhe si fakt i kryer pretendimi se Ilir Kërçeli i shkroi… Të fundit | Rritja e mashtrimeve në Facebook Marketplace dhe rreziku për përdoruesit Të fundit | Titulli nuk e qartëson se pagat janë rritur në Zvicër Të fundit | Kufijtë e gazetarisë në drejtim të PR-it, influencës dhe politikës Të fundit | Roli i hiperlinkut në gazetarinë digjitale dhe mungesa e tij si faktor i ke… Të fundit | Grafiti në Zubin Potok dhe pretendimet pa prova për kërcënim ndaj serbëve s… Të fundit | Sondazh i rremë për mbështetjen e subjekteve politike në Kosovë Të fundit | Imazhi i krijuar me IA paraqitet pasaktë si dëshmi për transportimin e qenv… Të fundit | Nuk ka vendim e as datë të caktuar për zgjedhje të reja Të fundit | Raporti i FMN-së flet për parashikim, jo për rritje ekonomike aktuale
[ ARTIKULLI ]

Schwarzenegger nuk ka lavdëruar kombëtaren shqiptare të futbollit, përmbajtja u gjenerua me inteligjencë artificiale

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

U publikua një video-material që shfaq  ish-aktorin Arnold Schwarzenegger, me pretendimin se ai ka lavdëruar kombëtaren shqiptare të futbollit.

Ky video-material u publikua me datë 25 qershor në median sociale TikTok nga llogaria “DardaniaTimes”.

Çfarë nuk shkon me këtë video?

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky video-material është gjeneruar me inteligjencë artificiale. Pra, një deklaratë e tillë nuk është bërë nga Schwarzenegger.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “DardaniaTimes”:

https://archive.is/EEy5t


Pasi të shikohet video-materiali, vërehet një panatyrshmëri tek goja e ish-aktorit.

Për të mbështetur këtë fakt, hibrid.info ka analizuar video-materialin përmes platformës “TrueMedia.org”, që identifikon përmbajtjet deepfake apo të gjeneruara me inteligjencë artificiale.

Në bazë të rezultateve të dhëna nga kjo platformë, del që video-materiali është përmbajtje e gjeneruar me AI. (shih këtu)


Pas verifikimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë materialin e njëjtë ku flet ish-aktori Schwarzenegger. Videoja është gjetur e publikuar në Youtube nga kanali GQ me datë 29 tetor 2019. (shih këtu)

Në këtë intervistë, Schwarzenegger ka folur rreth personazheve filmike që ai kishte interpretuar.


Analiza:

Nëpërmjet një video-materiali, u pretendua se ish-aktori Arnold Schëarzenegger ka lavdëruar kombëtaren shqiptare të futbollit.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është gjetur se video-materiali është i gjeneruar me inteligjencë artificiale. Përmbajtja është marr nga një intervistë e vjetër e Schwarzenegger, ku ai kishte folur rreth personazheve filmike që kishte interpretuar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere