[email protected]
Keqinterpretim i studimit: Nuk është e vërtetë se mbi 80% e shtatzënive përfundojnë në abort pas vaksinimeve
shape
shape
shape

Blogjet në internet dhe postimet në mediat sociale pretendojnë se të dhënat e përpiluara në një studim konkludojnë se mbi 80% e shtatzënive përfundojnë në abort pas marrjes së dozës së parë të vaksinave anti COVID-19 në tremujorin e parë ose të dytë. Postimet kanë marrë figura nga një tabelë të në një studimi të botuar në revistën shkencore “New England Journal of Medicine”, por duke e përdorur jashtë kontekstit.

Një titull i postuar nga një blogpost i njohur shkruan: “Të dhënat e studimit të manipuluara nga CDC për të treguar vaksinat Covid-19 janë të sigurta për gratë shtatzëna kur në të vërtetë 4 në 5 pësuan një abort spontan (archive.is/rx72Z)”.

Pretendimi u shpërnda gjithashtu në një faqe tjetër në internet (archive.is/kv6ly) me një titull: “LAJME TË SHKURTËRA: Dozat e vaksinave me ARN Shkaktuan Abortime Në 82% të Grave – RAPORTI SHPALLI Faktet”.

Shembuj të pretendimeve të ngjashme janë bërë në mediat sociale:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=4661038570590240&set=a.310515865642554&type=3&theater

“Unë jam shtatzënë dhe nuk do t’i prek kurrë gjërat! Mos u ngatërro me mua ose foshnjën time”, komentoi një person në Instagram.

Autorët e postimeve në blog bëjnë një seri llogaritjesh bazuar në tabelën 4 brenda të një studimi paraprak të publikuar në “New England Journal of Medicine” (NEJM) në vitin 2020 (këtu).

Sidoqoftë, logjika është e gabuar dhe llogaritjet bazohen vetëm në një pjesë të totalit që morën pjesë në studim.

Raporti paraprak përdori të dhëna të mbledhura përmes Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), regjistër kredibil, i cili mbledh informacion nga shtatzënat që kanë marrë një vaksinë Pfizer-BioNTech ose Moderna COVID-19 (këtu).

Me një mostër prej 3,598 grave që ishin shtatzënë dhe që kishin marrë një vaksinë COVID-19, është përdorur nga autorët e studimit, të cilët më pas kryen një vrojtim dy-tre muaj më vonë. Të dhënat fillestare ishin mbledhur dhe një numër i kufizuar i vrojtimeve ishin bërë deri në kohën kur u publikua nga studimi paraprak.

Nga 3,958 raste (gra shtatzëna) të përfshira në studim, 827 kishin abortuar.

Nga 827 gra që kishin një shtatzëni të përfunduar, 104 kishin pasur abort spontan. Prandaj, autorët llogarisin se në shtatzënitë e përfunduara, kishte një normë të abortit prej 12.6%. (Kjo ishte llogaritur vetëm me ata që kishin një shtatzëni të plotë deri në kohën kur studimi paraprak ishte publikuar).

(Artikulli i plotë i Reuters në gjuhën angleze)

Share With Others