info@hibrid.info
Macron nuk ka thënë se do t’i tërheqë trupat franceze të KFOR-it nëse Kosova insiston ta hapë Urën e Ibrit
shape
shape
shape

Shkroi: Fatbardh Dema

Pretendohet se presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se trupat franceze të KFOR-it mund të tërhiqen nëse Kosova insiston ta hapë Urën e Ibrit.

Ky pretendim u publikua dje (11 gusht) në Facebook nga faqja “MeKryeministrin”.

Cila është e vërteta?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se ky pretendim i bërë nga faqja “MeKryeministrin”, është i rremë.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “MeKryeministrin”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02XWB1eTygARDx393QhVihZViLy6vFHDiZxosgt6FrxQX556CskZyexSNjouYCZwgrl&id=100079154187320


Çka tha Qeveria franceze pas synimeve të Qeverisë së Kosovës për rihapjen e urës mbi Ibër?

Franca dënon fuqishëm rritjen e veprimeve të njëanshme të autoriteteve të Kosovës në veri të vendit që ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb. Këto veprime rrezikojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të cilat janë parakushte për anëtarësimin e ardhshëm të dy vendeve në BE.

Franca u bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm i ardhshëm që do të përkeqësonte më tej tensionet. Ai inkurajon dy palët që të kthehen në tryezën e bisedimeve nën kujdesin e Bashkimit Evropian në mënyrë që të bëjnë përparim drejt zbatimit të marrëveshjes së Ohrit. (shih këtu)


Pra, në asnjë rast nuk është përmendur mundësia e tërheqjes së trupave franceze nga KFOR-i, siç pretendohet në postimin e faqes “MeKryeministrin” në Facebook.


Në postimin e faqes së lartcekur, thuhet se ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, i ka replikuar deklaratës së Francës, duke thënë se nëse shteti francez tërheq trupat nga KFOR-i në Kosovë, kjo nuk do të prishë punë dhe se Kosova e ka përkrahjen e Turqisë në vendimet për ruajtjen e territorit të Kosovës.

Hibrid.info ka hulumtuar online në lidhje me këtë pretendim, por një deklaratë e tillë nuk është gjetur e publikuar nga Ministria e Jashtme e Turqisë. (shih këtu)

Po ashtu, as në llogarinë zyrtare të ministrit turk në X (ish-Twitter) nuk gjendet një deklaratë e tillë. (shih këtu)


Analiza:

Pretendimi se presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se Franca do t’i tërheqë pjesëtarët e saj të KFOR-it nga Kosova, në rast se Qeveria e Kosovës insiston ta hapë Urën e Ibrit.

Hibrid.info pas hulumtimit të kryer, ka vërtetuar se ky pretendim është i rremë. Një deklaratë e tillë nuk është bërë nga presidenti Macron.

Po ashtu, në postimin e bërë në Facebook nga faqja “MeKryeministrin”, u pretendua se gjoja për këtë deklaratë të Macronit, ka reaguar ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan.

Hibrid.info ka vërtetuar se Ministria e Jashtme e Turqisë nuk ka dalë me ndonjë reagim në lidhje me insistimin e Kosovës për të hapur Urën e Ibrit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others

Translate »