[email protected]
Përmes titullit nuk bëhet e qartë se informacioni paraqet deklaratën e një ish-zyrtare të Agjencisë së Inteligjencës dhe Mbrojtjes në SHBA
shape
shape
shape

Portali informativ “ntv.al” ka publikuar sot (18 mars) një artikull të titulluar, “Ja kur e ka rradhën Kosova, sipas Vladimir Putinit”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është gjetur se në përmbajtje të këtij artikulli, informatat e paraqitura në titull janë bazuar nga deklarata e një ish-zyrtareje të Agjencisë së Inteligjencës dhe Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rebekah Koffler, gjë e cila nuk sqarohet në titull.

Mos saktësimi i informatës në titull se ajo paraqet një deklaratë apo citim, nënkuptohet dhe lexohet si një informacion i ndodhur.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin informativ “ntv.al”:


Pas verifikimit nga hibrid.info, është vërtetuar se përmbajtja e artikullit paraqet deklarimin e ish-zyrtares së Agjencisë së Inteligjencës dhe Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rebekah Koffler, dhënë për kanalin televiziv amerikan “Fox News”. (këtu)

Pjesë nga deklarata e Koffler dhënë për “Fox News”, e përkthyer në shqip:

Koffler parashikon se sapo të mbarojnë zgjedhjet “Putin do të vazhdojë të bëjë luftë kundër Ukrainës derisa Zelenskyy të kapitullojë ose të negociohet një marrëveshje paqeje sipas kushteve të Rusisë. Putin ndjen se Rusia është në një pozicion të fortë, duke mbajtur një avantazh dërrmues ushtarak dhe ekonomik ndaj Ukrainës. Rusia do të vazhdojë bashkëpunimin me Kinën, Iranin dhe kundërshtarët e tjerë tradicionalë të SHBA-së”.

Ajo paralajmëroi gjithashtu se “inteligjenca ruse ka të ngjarë të kryejë operacione të fshehta ndikimi që synojnë zgjedhjet e SHBA-së për të mbjellë kaos dhe për të vendosur blloqe të ndryshme votuesish amerikanë kundër njëri-tjetrit. Inteligjenca ruse ndoshta do të synojë gjithashtu Moldavinë me operacione destabilizimi dhe mund të shkaktojë telashe në Kosovë pas zgjedhjeve të Rusisë.” ka të ngjarë në prag të zgjedhjeve tona presidenciale këtu.


Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinave të kërkimit dhe ka gjetur deklaratën e presidentit rus Vladimir Putin, i cili pasi i fitoi zgjedhjet presidenciale, mbajti një fjalim ku paralajmëroi se bota mund të shkojë në prag të Luftës së Tretë Botërore nëse trupat perëndimore hyjnë në Ukrainë, shkruan tabloidi britanik “The Sun”. (këtu)

Pra në asnjë rast, Putin nuk ka përmendur specifikisht çështjen e Kosovës, siç paraqitet përmes titullit të artikullit të publikuar nga “ntv.al”.


Analiza:

Titulli që pretendon se Putin ka folur për Kosovën, nuk është i qëndrueshëm.

Hibrid.info ka verifikuar se informacioni i paraqitur në titull është bazuar nga deklarata e ish-zyrtares së Agjencisë së Inteligjencës dhe Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rebekah Koffler,

Gjetjet tjera tregojnë se Putin pasi fitoi zgjedhjet presidenciale në Rusi, ka paralajmëruar se bota mund të shkojë në prag të Luftës së Tretë Botërore, nëse trupat perëndimore hyjnë në Ukrainë.

Pra, nuk ka asnjë fakt që presidenti rus pas zgjedhjeve të fituara ka përmendur specifikisht diçka për dhe rreth Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Vlerësimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Share With Others