Të fundit | Videoja e lëvizjes së mjeteve ushtarake nuk u realizua në Shqipëri, por në… Të fundit | Imazhet që paraqesin skena nga protestat në Tiranë janë gjeneruar me IA Të fundit | Me imazh të gjeneruar me IA pretendohet rrejshëm se serbët e Kosovës po shk… Të fundit | Imazhi që paraqet një pankartë me mbishkrimin se protestuesit në Tiranë po… Të fundit | Media ruse pretendon rrejshëm se mbi 1 mijë persona janë arrestuar gjatë pr… Të fundit | Rishikimi i javës: Dezinformatat për Kosovën në fushatën zgjedhore serbe, i… Të fundit | Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Mbështetja e Ficos për Vuçiqin dhe m… Të fundit | Pretendimet konspirative të Vuçiqit për mbështetjen e Kurtit ndaj Listës St… Të fundit | Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030: Çka thuhet në letrën e ICMG-së, çka doku… Të fundit | Analizë e pretendimeve territoriale ndaj Kosovës në fushatën zgjedhore serb…
[ ARTIKULLI ]

Dezinformim për ardhjen e vaksinave dhe për caktim të terminit

HIBRID

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “erdhën vaksinat, bëjeni terminin këtu sa më shpejtë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, rezulton që titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe i njëjti nuk i përgjigjet përmbajtjes në tekst.

Në përmbajtjen e këtij lajmi gjendet njoftimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se për pak ditë në Kosovë do të vijë kontingjenti më i madh i vaksinave kundër COVID-19 deri tash.

Pra, ende nuk ka asnjë kontingjent të ri të ardhur me vaksina në Kosovë, si dhe nuk mund të bëhet asnjë termin lidhje me vaksinimin, siç pretendohet rrejshëm në titull.

Teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për pak ditë në Kosovë do të vijë kontingjenti më i madh i vaksinave kundër COVID-19 deri tash. Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë, duke mos treguar se për çfarë vaksinash apo blerja a donacion bëhet fjalë, Kurti ka thënë se është çështje ditësh për ardhjen e kontingjentit të radhës, “numri i të cilave do të jetë më i madh se këto që kemi marrë deri tash së bashku”. / Pаk sеkondа pаs hаpjеs së mаrkеtingut shfаqеn PAMJET EKSKLUZIVE

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/05/08/urime-na-qofte-erdhen-vaksinat-bejeni-terminin-ketu-sa-me-shpejte/?fbclid=IwAR0qiSVRxE107sD3qUZi-SHkrv5SV4auPj8W3OkxAoPEGcOlNa1rT3UluEk

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar nga disa portale, nga konferenca për shtyp e mbajtur më 7 maj nga Kurti, i cili njoftoi se është çështje ditësh për ardhjen e kontingjentit të radhës së vaksinave, “numri i të cilave do të jetë më i madh se këto që kemi marrë deri tash së bashku”.

https://www.koha.net/arberi/270013/qeveria-premton-shume-doza-vaksinash-per-pak-dite/

https://ekonomiaonline.com/politike/kurti-thote-se-shume-shpejt-do-te-vijne-shume-doza-vaksinash/

Por, në ditën e publikimit të këtij artikulli nga “Specialja.com”, nuk ka pasur ndonjë deklarim të ri të kryeministrit Kurti.



Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka marrë një pjesë të deklaratës së Kurtit të bërë më 7 maj, të cilën e ka publikuar si aktuale duke i vënë titull të rremë.

Në titull pretendohet rrejshëm se ka ardh kontingjent i ri i vaksinave kundër virusit Korona, si dhe duke aluduar rrejshëm se brenda në tekst mund të bëhet termini për vaksinimin e qytetarëve.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere