Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Matoshi nuk ka thënë “Albin Kurti është njeri i UDB-së”

HIBRID

Shkroi: Sefer Zogaj

Faqja në median sociale TikTok, “faktehistorikeShqip”, më 11 gusht, ka publikuar një fotografi të gazetarit Halil Matoshi, dhe në mbishkrim të imazhit thuhet “Halil Matoshi: Albin Kurti është njeri i UDB-së”.

Më pas kjo faqe pyet ndjekësit se çfarë mendojnë për këtë “deklaratë” të Matoshit.

Deri në shkrimin e këtij artikulli, postimi ka marrë 111 pëlqime, 407 komente dhe është shikuar mbi 18 mijë herë.


E vërteta?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se Matoshi asnjëherë nuk ka pretenduar qoftë në paraqitjet televizive, artikujt në media apo postimet në Facebook se Kurti është agjent i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror jugosllav (UDBA).

Pas kërkimit përmes Google me fjalët kyçe “Halil Matoshi: Albin Kurti është njeri i UDB-së”, nuk është gjetur një përmbajtje e tillë e publikuar nga burime kredibile. (shih këtu)

Gjatë kërkimit online, hibrid.info ka gjetur se Matoshi ndër vite ka deklaruar se Kurti në burgun e Pozharevcit ka mbrojtur Kosovën. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Faqja “faktehistorikeShqip” nuk iu ka referuar asnjë burimi për pretendimin se Matoshi ka deklaruar për Kurtin se është agjent i UDB-së.

Nga kërkimet e Hibrid.info, një deklaratë e tillë nuk është gjetur e publikuar në asnjë burim kredibil.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.


Ky artikull është përgatitur si pjesë e projektit ‘Kundër Dezinformimit përmes Inovacionit dhe Mësimit Eksperimental’, i mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Artikulli është verifikuar nga ekipi i Hibrid.info dhe ekspertët e angazhuar për të siguruar përputhjen me metodologjinë tonë për verifikimin e fakteve. Ky artikull përmban verifikime të mirëfillta, por nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Hibrid.info apo të Ambasadës së SHBA-së.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere