Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Qendra Tregtare nuk u dogj plotësisht, zjarri përfshiu vetëm një pjesë të kulmit

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një videoje të publikuar dje (12 qershor), pretendohet se “Digjet komplet Qendra Tregtare në Breg të Diellit”.

Kjo video u publikua në faqet e portalit “GazetaInfokus.com” në Facebook dhe Instagram.

Çka nuk shkon me këtë pretendim?

Pas hulumtimit të kryer online, u konstatua se pretendimi se Qendra Tregtare është djegur plotësisht nuk është i saktë.


Dje rreth orës 17:00, u raportua për një zjarr në një pjesë të Qendrës Tregtare në lagjen Bregu i Diellit, e sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, thuhet se “falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të Brigadës së Zjarrfikësve të Kryeqytetit, zjarri u lokalizua dhe u vu nën kontroll plotësisht deri në ora 17:15 – vetëm pak minuta pas alarmit”. (këtu)

Hibrid.info ka gjetur edhe artikullin e publikuar në portalin informativ “Koha.net”, lidhur me këtë ngjarje, ku sqarohet se zjarri ka përfshirë vetëm një pjesë të kulmit të Qendrës Tregtare në Bregun e Diellit.

Malë Gashi nga zjarrfikësit në rajonin e Prishtinës i ka thënë këtij mediumi se nga zjarri është përfshirë një pjesë e kulmit, që është e mbuluar me material pleksiglas, duke shtuar se  falë reagimit të shpejtë, zjarri është shuar dhe s’është lejuar të shpërndahet në pjesë të tjera. (këtu)


Analiza:

Më 12 qershor u publikua një video nga portali “GazetaInfokus.com” në faqet zyrtare në Facebook dhe Instagram, me pretendimin se “është djegur komplet Qendra Tregtare në Breg të Diellit”. Ky pretendim rezulton të jetë i pavërtetë.

Pas hulumtimit të kryer online dhe verifikimit të burimeve zyrtare, u konstatua se zjarri ka përfshirë vetëm një pjesë të kulmit të objektit, e mbuluar me material pleksiglas, e që më pas zjarri është lokalizuar shpejt dhe është vënë nën kontroll brenda pak minutash, pa u shpërndarë në pjesë të tjera të objektit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Përmbajtje e pa verifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere