Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht Të fundit | Pretendohet pabazë se Kurti pritet të shpallet person non grata nga ShBA-ja… Të fundit | Tjetër sondazh i rremë mbi partitë politike për zgjedhjet e 7 qershorit Të fundit | Rishikimi i javës: Lajme të rreme për sondazhe politike dhe manipulim fakte… Të fundit | Nga sondazhet e rreme te përmbajtjet me IA - trendet e keqinformimit para z… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se “një institut francez” ka publikuar sondazh për zgj… Të fundit | Me anë të një imazhi ku Jashari shihet pranë Hamzës, pretendohet pasaktë se… Të fundit | Fushata për zgjedhjet e 7 qershorit me rreziqe të reja të keqinformimit
[ ARTIKULLI ]

Pamjet që shfaqin borën që ka mbuluar ndërtesa në Rusi, të gjeneruara me inteligjencë artificiale

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Mediat online si “Euronews Albania”, “TV21”, “Botasotere.com” e “Telegrami Sot”, në faqet zyrtare në Facebook, kanë publikuar video e imazhe nëpërmjet të cilave pretendohet se paraqesin pamje të qytetit rus Kamchatka, ku duket se bora ka arritur nivelin e ndërtesave e disa prej tyre edhe i ka mbuluar.

Çka nuk shkon me këto pamje?

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info vërtetoi se pamjet nuk janë reale dhe se janë gjeneruar përmes inteligjencës artificiale (IA).

VERIFIKIMI I FAKTEVE

Hibrid.info duke përdorur platformën për verifikim të imazheve e videove “Hivemoderation.com”, ka vërtetuar se video-materiali i publikuar nga “TV21” e “Telegrami sot” është i gjeneruar 99% nga IA.

Postimet nga TV21 e Telegrami Sot

Verifikimi nga Hivemoderation.com


Ndërsa edhe videoja tjetër e publikuar nga Euronews Albania, që shfaq pamje të borës që ka arritur deri në gjysmën e lartësisë së ndërtesave në Kamchatka, ka rezultuar të jetë gjeneruar 99% me inteligjencë artificiale.

Postimi nga Euronews Albania

Verifikimi nga Hivemoderation.com


Faqja e portali “Bota sot e re” ka publikuar një imazh përmes të cilit pretendon se paraqet pamje të borës në Kamchatka, e që arrin në nivel deri në 10 metra. Pas verifikimit të fakteve, u vërtetua se edhe kjo përmbajtje u gjenerua 99% nga IA.

Postimi nga Bota Sot e Re

Verifikimi nga Hivemoderation.com


Pas hulumtimit të kryer online, hibrid.info ka gjetur se këto përmbajtje janë publikuar edhe nga disa faqe në Facebook si “Realiteti”, “Albanian News”, “Mexhlis”, “Prishtina Online” “FlashNews.mk” e “Shprehu 02”.


Hibrid.info ka hulumtuar përmes “Google” lidhur me raportimet për reshje bore në qytetin rus Kamchatka. Mediumi turk, shërbimi në shqip “TRT Balkan Albanian”, kishte raportuar lidhur me reshjet në këtë qytet rus, me pamjet që kanë treguar se “reshjet e borës në Petropavlovsk-Kamchatsky kanë tejkaluar 3 metra”.


Duke u bazuar në kohën e publikimit të këtyre përmbajtjeve në internet, hibrid.info ka gjetur se ato fillimisht u postuan në TikTok nga llogaria me emrin “Cupcake videos”.


Analiza

Në median sociale Facebook, media online e faqe janë publikuar imazhe e video, përmes të cilave pretendohet se paraqesin pamje të qytetin rus Kamchatka, ku shihet se bora ka shkuar në nivel deri 10 metra, e në disa raste ka mbuluar edhe ndërtesat.

Pas verifikimit të këtyre përmbajtjeve, u vërtetua se ato nuk janë reale. Duke u bazuar në verifikimin e platformës “Hive Moderation”, del që këto përmbajtje janë gjeneruar 99% me inteligjencë artificiale.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këto përmbajtje si “Përmbajtje të paverifikuara”.

Arsyetimi

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere