[email protected]
Parashikime konspiracioniste nga Cako për hedhje helm gjarpri me avionë
shape
shape
shape

Konspiracionisti shqiptar, Alfred Cako në një postim në profilin e tij në Facebook ka pretenduar se këto dy javët e fundit na pret një luftë e madhe, dhe se këto javë do na hedhin helm gjarpri me avionë.

Këto pretendime të Cakos zunë vend në disa media në gjuhë me titull “Alfred Cako: Një luftë e madhe na pret këto dy vjet, këtë javë do na hedhin helm gjarpri me avionë”. (këtu, këtu)

Këto parashikime konspiracioniste të Cako-së nuk bazohen në fakte konkrete dhe burime kredibile.

Vegëza e postimit në llogarinë e Cakos në Facebook:

https://www.facebook.com/alfred.cako/posts/pfbid0obwyN8ivKeMb6V8PbvSXA1vdEZ2qPoqegLem3ePNxuaxaCNtpxjf8PhdUE8nQXoTl

Pjesë të postimit të Cakos në Facebook:

Keto jave qe do te vijne nga gojet e liga thuhet se do t’i shihni qiejt me kuadrate nga avionet e mbushur me helm gjarperi; ujerat e pishem te depove te ujit te Bashkive mund te ndoten me peptide te helmit te gjarperit me thasë me etiketa si dezifektantë gjoja për pastrimin e depove te ujit, testet P..R ne hunde do te jene ne perqindje te larta me helm, ndaj mos beni kure teste!

Do te thone se eshte nje varjant i ri Cv. Te paçpuarve qe kane rezistuar do t’u behet presion te cpohen; te çpuarve do t’u kerkohet te riçpohen e marrin toksina te tjera te krijuara nga banda e pakices qe zoterojne shume pushtet, financa e shkencetare, kunder struktures se persosur organike qe na ka dhene Krijuesi.

Do fillojne masat shtrenguese dhe nuk do lejohen te pacpuarit pa çertifikate te veprojne ne insitucione, banka, zyrat e pensioneve, shkolla, etj.


Cako pretendon se në këto javë do të na hedhin helm gjarpri me avionë, do të ndoten ujërat e pijshëm, dhe do të thonë që është version i Covidit për t’i detyruar njerëzit që përsëri të vaksinohen, të cilët pastaj do të goditen me rrjetin 5G, ku planifikohet që brenda dy viteve të vriten 5 miliardë njerëz.

Këto paralajmërime të Cakos nuk kanë ndonjë bazë faktike apo burime konkrete. Zhvillimet e fundit nuk ofrojnë informacione paralajmëruese për ato që Cako parashikon.


Për më tepër Cako edhe më herët kishte bërë paralajmërime të paqëndrueshme.

Në emisionin “Rrethi Katror” të datës 11 tetor 2020 Cako kishte parashikuar se interneti do të goditet dhe do të shkatërrohen platformat e rrjeteve sociale. (këtu)

Një parashikim të ngjashëm e kishte bërë më 11 korrik 2021 ku Cako parashikoi që interneti do të goditet dhe do të dalin jashtë funksionit të gjitha shërbimet që bëhen përmes tij. (këtu)

Ndërsa në emision e datës 9 nëntor 2022 thotë se “në fund të këtij muaji muajit apo fillim nëntori, do të kemi 10 ditët e errësirës, do të zhduket interneti”. (këtu)


Analiza:

Konspiracionisti shqiptar, Alfred Cako, së fundi ka parashikuar se këto dy javët e fundit na pret një luftë e madhe, dhe se këto javë do na hedhin helm gjarpri me avionë, për të na infektuar me version të ri të Covid-it.

Këto parashikime konspiracioniste të Cako-së nuk bazohen në fakte konkrete dhe burime kredibile.


Vlerësimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others