Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Mediat vazhdojnë të mashtrohen nga ky fotomontazh

HIBRID

Mediat online në gjuhën shqipe, po vazhdojnë të publikojnë artikuj rreth foto-montazhit ku paraqitet kombinimi i fotografisë së presidentit rus, Vladimir Putin, me udhëheqësin e Gjermanisë naziste, Adolf Hitler. Këtë po e bëjnë me pretendimin se po e paraqesin një ballinë të revistës “Time”, ndonëse ky është trajtuar nga kontrolluesit e fakteve dhe ka rezultuar të jetë një lajm i rremë.

Një gjë të tillë e ka bërë sot edhe portali online “kosova-sot.info”.

Vegëza e artikullit të publikuar në Kosova-sot.info:

https://www.kosova-sot.info/lajme/604823/putin-u-krahasua-me-hitlerin-por-si-e-shfaqi-time-millosheviqin-ne-1999-en/


Në pjesën e fundit të kësaj kopertine shihet emri i personit që ka realizuar këtë foto-montazhë. Hibrid.info ka arritur të gjejë profilin e tij në Tëitter, ku i cili ka postuar këtë vepër duke e bërë të ditur se ky është një ripërpunim që ai e ka bërë në kopertinën e revistës Time. (shih këtu)

“Ky është edicioni i dytë i një ripërpunimi që kam bërë në kopertinën e revistës TIME të këtij muaji. Ndjeva se zgjedhja zyrtare ishte disi e pafrymëzuar”, thuhet në mbishkrimin e kësaj fotogafie.


Gjatë hulumtimit përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, hibrid.info ka arritur të gjejë kopertinën reale të revistës “Time”, e cila shfaqë tjetër fotografi ilustruese, ku shihet një tankë me disa ushtarë. (shih këtu)


Ditë më parë, portalet si “Top-channel.tv” dhe “Gazetashqiptare.al” kishin rënë pre e kësaj fotografie të cilën e kanë publikuar si të mirëqenë, e që gjithashtu është verifikuar nga stafi i hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Media online në gjuhën shqipe vazhdojnë të bien pre e një foto-montazhe, të cilat e kanë publikuar atë me pretendimin se revista amerikane “Time” në kopertinën e saj ka bashkuar fotografinë e presidentit rus Vladimir Putin me atë të Adolf Hitlerit.

Pas verifikimit nga hibrid.info është vërtetuar se kjo nuk është e vërtetë dhe e njëjta është një vepër arti e realizuar nga një person me emër Patrick Mulder, e që gjithashtu emri i tij është në fund të kësaj kopertine.

Ky person të njëjtën foto-montazhë e ka publikuar në profilin e tij në Tëitter me mbishkrimin se kjo është një ripërpunim i tij që e ka bërë në kopertinën e revistës TIME të këtij muaji.

Hibrid.info ka arritur të gjejë kopertinën autentike të publikuar nga revista Time, e cila në fotografinë ilustruese ka një tankë me disa ushtarë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar artikullin e publikuar në portalet shqiptare si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere