Të fundit | Ndikimi i “ekonomisë së vëmendjes” në mediat digjitale dhe rreziku për keqi… Të fundit | Rrjeti propagandistik rus “Pravda” i publikon sistematikisht artikujt në “T… Të fundit | Ende nuk ka vendim gjykate për kërkesën e Thaçit për lirim me kusht Të fundit | Imazhi i Yamal me trofeun e Kupës së Botës dhe gjyshen e tij, i gjeneruar n… Të fundit | Mediat serbe e paraqesin rrënimin e objekteve pa leje në Ujman si aksion ku… Të fundit | LVV nuk ka treguar ende kandidatët për president Të fundit | Spekulim nga mediat ruso-serbe për largimin e mundshëm të KFOR-it nga ura e… Të fundit | Titull përgjithësues që e paraqet deklaratën e një kongresmeni si qëndrim t… Të fundit | Publikohen tituj për vrasje pa treguar se ngjarjet kanë ndodhur në shtete t… Të fundit | Titull i pabazuar për mundësinë e kandidimit të Gërvallës për presidente
[ ARTIKULLI ]

Fëmija në fotografi nuk është ish-ministrja franceze

HIBRID

Portali me përmbajtje në gjuhën shqipe “Veriu.info” ka publikuar sot (8 shkurt) një postim në Facebook, përmes së cilit pretendohet të paraqitet një rrëfim i rremë.

Në këtë postim është publikuar edhe një imazh ku paraqiten fotografitë e ish-ministres së Edukimit në France, Najat Vallaud-Belkacem dhe e një vajze të vogël marokene, duke pretenduar të paraqesin si i njëjti person, në mosha të ndryshme.

Ky portal pretendon se vajza e vogël marokene është ish-ministrja franceze në moshën e fëmijërisë, duke e paraqitur këtë si një histori suksesi.

Mirëpo, nga hulumtimi i bërë rezulton se ky pretendim është i rremë, dhe se vajza marokene dhe ish-ministrja Vallaud-Belkacem, nuk janë i njëjti person.

Postimi i “veriu.info” në Facebook:

2 foto. Një jetë.Një dëshmi impenjimi.Vajza majtas duke ruajtur delet në Marok. Gruaja djathtas, e njëjta vajzë e para 35 viteve, Najat Vallaud-Belkacem, MINISTRE E EDUKIMIT në Francë.Sepse as njerëzit dhe as kombet nuk e kanë të parapërcaktuar ardhmërinë. Ardhmëria është e tyre, për ta krijuar!

Vegëza e postimit:

https://www.facebook.com/Veriuinfo/posts/4851591734969303


Mirëpo ky pretendim, sipas hulumtimit të hibrid.info, rezulton të jetë i pavërtetë. Në fakt, vajza e paraqitur në fotografi rezulton të jetë një marokene. Fotografia ku shihet kjo vajzë, që pretendohet të paraqitet si ish-ministrja franceze në moshë më të re, është publikuar në vitin 2015, në kuadër të një raporti të projektit “Wearewater” (shih këtu), i realizuar në Maroko dhe i financuar nga organizata të ndryshme humanitare.

Kjo e mohon pretendimin se në fotografi paraqitet Vallaud-Belkacem fëmijë, pasi që bije ndeshë me kontekstin kohor, bazuar në moshën që e ka aktualisht ish-ministrja franceze (shih këtu). Pra, me moshën që aktualisht e ka ish-ministrja Vallaud-Belkacem (44), në vitin 2015, kur është publikuar fotografia, del të ketë qenë në moshë madhore, saktësisht 37 vjeçe.

Përgjatë hulumtimit nga hibrid.info, shihet se ky pretendim është bërë edhe vite më parë nga profile e faqe të Facebook, por të cilat janë dekonstruktuar dhe vlerësuar si i rremë nga kontrolluesit e fakteve nga agjencia franceze të lajmeve “AFP” dhe mediumit tjetër francez – “Le Monde” . (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Postimi i portalit “Veriu.info” me pretendimin t’i paraqes ish-ministren franceze dhe vajzën marokene si të njëjtin person, rezulton të jetë tërësisht i pavërtetë.

Nga analiza e fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “lajm i rreme”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere