Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7 qershorit

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

MANIPULIM I FAKTEVE

Videoja nuk tregon mërgimtarë që kanë ardhur për zgjedhjet e 7 qershorit. Videoja u realizua para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në media sociale është pretenduar për ardhjen e diasporës për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Videoja shfaq disa qytetarë me pankarta dhe fanella në mbështetje të Vetëvendosjes. “Një grup mërgimtarësh nga Zvicra arrijn në aeroportin e Prishtinës për votimet e 7 Qershorit”, është mbishkrimi që ka qarkulluar në videon që për dy ditë është publikuar në llogari të ndryshme në Facebook, TikTok e YouTube.

E vërteta?

Pretendimi se kjo video paraqet mërgimtarë në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje, që po vijnë në Kosovë për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit nuk qëndron. Videoja reale është e publikuar qysh në dhjetor të 2025-s, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.

Si u faktua kjo?

Dyshimet lindën pasi në pankartat e qytetarëve në videot e “Fushë Kosova – Hallakamë” në Facebook, “cari1._fat”, “podujeva072” në TikTok dhe “Melodia Arbërore” në YouTube shfaqen sloganet “Mos lësho pe!” dhe “Siguri dhe begati”. Aty është edhe numri 116, me të cilin Lëvizja Vetëvendosje (LVV) garoi në zgjedhjet e 28 dhjetorit. E numri është i njëjtë edhe në këto zgjedhje. Por tash LVV garon me sloganet “Krejt për shtet, shtet për krejt” si dhe “Qitja pikën”.

Në video në disa sekuenca shfaqet edhe logoja “Lajme Flash” dhe ikona që tregojnë se ajo është marrë nga TikToku. Hibrid.info ka verifikuar në këtë llogari dhe e ka gjetur videon e publikuar në këtë llogari qysh më 25 dhjetor 2025. 

Për të gjetur videon në kanale zyrtare, hibrid.info e verifikoi përmes “Google Lens”. Duke marrë pamje nga videoja e publikuar së fundmi në media sociale, shfaqen përmbajtje të publikuara qysh më 25 dhjetor nga faqja zyrtare e Partisë Guxo me të cilën Vetëvendosje ishte dhe është në koalicion.


Qytetarët që duan të votojnë nga jashtë kanë pasur mundësi që ta kryejnë regjistrimin për votim në përfaqësi diplomatike apo me postë. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë qenë rreth 140 mijë kërkesa për regjistrim për votë nga diaspora në këto dy mënyra.

Qytetarët nga diaspora e që gjenden në Kosovë në ditën e zgjedhjeve, votimin mund ta bëjnë në qendrat e votimit në Kosovë (shih këtu).


Analiza

Pretendimi se një video e publikuar në media sociale paraqet mërgimtarë që kanë ardhur në Kosovë për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit është i pavërtetë.

Verifikimi tregon se pamjet janë publikuar fillimisht më 25 dhjetor 2025, para zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.

Këtë e dëshmojnë sloganet dhe numri zgjedhor 116 i përdorur atëherë nga Lëvizja Vetëvendosje, si dhe publikimet e mëhershme në TikTok dhe në faqen zyrtare të Partisë Guxo.

Duke u mbështetur në këto fakte, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i cilëson publikimet si si “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere