[email protected]
Paralajmërimi për zgjedhje pas 3 muajve, nuk ndërlidhet me zhvillimet në Kosovë
shape
shape
shape

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Vjen paralajmërimi: Për 3 muaj do të kemi zgjedhje të reja”.

Ky artikull ka titull përgjithësues, pasi nuk tregon se në cilin shtet pritet të ketë zgjedhje të reja, dhe një gjë e tillë kuptohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se fjala është për shtetin e Shqipërisë.

Gjithashtu, ky artikull përmban fotografi jo-adekuate, pasi në të shihet simboli i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, dhe kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se bëhet fjalë për shtetin kosovar.

Teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Avokati Spartak Ngjela ka paralajmëruar zgjedhje të reja parlamentare brenda 3 muajve, nëse në PD fiton fryma amerikane e Bashës.

Ai u shpreh se edhe Berisha do e ketë në favor forcimin e Bashës, teksa shtoi se personat që dalin nga kriza të tilla, shkelqejnë.

“Në qoftë se fiton fryma amerikane e Bashës në PD zgjedhjet i keni afër. Shënoje këtë. Të gjithë duan të shpëtojnë edhe pozicionin pro-amerikan të partisë dhe Saliut, kjo nuk bëhet. Ata janë në atë dyzim, edhe SHBA-në dhe Saliun. Saliu do e ketë në favor forcimin e Bashës. Pse? Sepse për tre muaj do të ketë zgjedhje të reja. Këta që dalin nga kriza të tilla, edhe pse i ke parë si mediokër shkëlqejnë”, tha avokati.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/567777/vjen-paralajmerimi-per-3-muaj-do-te-kemi-zgjedhje-te-reja/


Analiza:

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull lidhur me një paralajmërim se mund të ketë zgjedhje të reja parlamentare brenda tre muajve të ardhshëm në Shqipëri.

Megjithatë, në titullin e këtij artikulli nuk tregon se për cilin shtet bëhet fjalë, si dhe në fotografinë e vendosur gjendet simboli i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë. Kjo mund të dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me shtetin kosovar.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

 Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others