[email protected]
Pretendimi se Policia e Kosovës ka plagosur qytetarin serb, nuk argumentohet me asnjë fakt
shape
shape
shape

Mediumi në gjuhën serbe, Kosovo-online.com ka publikuar një artikull me pretendim se pjesëtarët e policisë speciale të Kosovës kanë plagosur sot një qytetar të Zveçanit.

Në titullin e këtij artikulli si dhe në përshkrim të lajmit, pretendohet se qytetari Srecko Sofronijevic u plagos në krahror nga një plumb i gjuajtur nga pjestarët e policisë special të Kosovës.

Megjithatë, gjatë verifikimit të fakteve nga hibrid.info, ky pretendim i këtij mediumi në gjuhën serbe nuk argumentohet në asnjë rast, ndërsa brenda në tekst gjendet vetëm një deklaratë e kirurgut Zlatan Elek, i cili konfirmon se lëndimi është shkatuar nga një armë zjarri.

“Lëndimi u shkaktua nga një armë zjarri, Sreçkoja u qëllua në kraharor. Ne tash po përgatitemi për sallën e operacionit për t’ia hequr plumbin. Ai është në intenzivë dhe është në gjendje të rëndë”, ka thënë kirurgu Zlatan Elek.


Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në mediumin në gjuhën serbe “Kosovo-online.com” i përkthyer në gjuhën shqipe:

Policia e Kosovës qëlloi Srecko Sofronijeviçin në shpinë

Sreçko Sofronijeviq nga komuna e Zveçanit u qëllua mëngjesin e sotëm nga zyrtarët policorë të Kosovës dhe u pranua në spitalin e Mitrovicës në gjendje të rëndë, sipas Kosovo Online.

Përveç Sreçkos raportohet edhe për dhjetëra serbë të plagosur tjerë nga bombolat e gazit dhe nga molotovi.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosovo-online.com”:

https://www.kosovo-online.com/vesti/politika/kosovska-policija-pucala-u-ledja-srecku-sofronijevicu-13-10-2021?fbclid=IwAR3H40MWRLQhVK36HGuA2hLlgbM4pk-hZmlaA2V-2-trHdhRPGRuHmmGcjQ


Gjithashtu, në komunikatën e lëshuar për media nga Policia e Kosovës, nuk thuhet se gjatë këtij aksioni është shtënë ndaj ndonjë personi.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës:

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/4566309896762844


Analiza:

Mediumi në gjuhën serbe “Kosovo-online.com” ka raportuar se pjestarët e policisë së Kosovës kanë plagosur me armë zjarri një qytetar serb të Zveqanit. Mirëpo ky pretendim i bërë nuk është argumentuar me asnjë fakt nga ky medium.

Gjithashtu, në këtë artikull gjendet një deklaratë e një kirurgu, i cili vetëm se e konfirmon se personi në fjalë është lënduar nga një armë zjarri.

Edhe në komunikatën për media të lëshuar nga Policia e Kosovës, nuk është raportuar se ka patur të shtëna ndaj ndonjë personi.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull i publikuar nga “kosovo-online.com” vlerësohet si “përmbajtje e paverifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others