Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i rremë për pensionistët dhe përfituesit e skemës sociale

HIBRID

Faqja në Facebook “Lexo Sot” ka postuar sot (5 nëntor) një artikull me titull “URIME/ Një lajm shumë i mirë për pensionistët dhe ata që marrin paga sociale”, i cili është marrë nga portali i dyshimtë “news308media.com”, i publikuar më 7 tetor 2021.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është konstatuar se ky lajm është i vjetër (gusht 2018), i cili është publikuar qëllimshëm nga kjo faqe në Facebook për ta paraqitur atë si aktual.

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur se artikulli autentik është publikuar në gusht të vitit 2018, atëkohë kur ministër i Financave ishte Bedri Hamza.

Në përmbajtje të artikullit të publikuar nga faqja “Lexo Sot”, është larguar emri i ministrit të atëhershëm Bedri Hamza, duke e zëvendësuar atë me të ministrit aktual, Hekuran Murati, me pretendimin ta paraqesin lajmin si aktual.


Pjesë nga artikulli i publikuar nga portali i dyshimtë “news308media.com”:

-Urime! Nje lajm i mirē pēr pensionistēt dhe ata qē marrin pagē sociaIe,ministria e financave pēr,mes njē njoftimi bēn tē ditur se sot ka bērē eks ekutimin e pagesave pēr muajin shtator tē skemave sociaIe dhe pensioneve,pēr nder tē festēs , ek zekutimi i pagesave ēshtē bērē disa ditē mē herēt nga eks ekutimi i rregullt,me kētē rast, ministri i Financave Hekuran Murati tē gjithē qytetarēve tē Republikēs sē Kosovēs iu uron duke iu dē,shiruar shēndet, mbarēsi dhe gjithē tē mirat,dhe ti shfrytzojnē sa mē mirē kēto para pritet e njejta tē ndodhē edhe pēr muajin tetor.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news308media.com” me datë 7 tetor 2021:

https://news308media.com/2021/10/07/8706/?fbclid=IwAR0YfwHVG0L8Tzucl6zSOFfbqa2ggdjawCO58Jy6Hfm4_b87VfAzKS-sB5U

Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Lexo Sot” me datë 5 nëntor 2022:

https://www.facebook.com/lexo.sot/posts/pfbid0cEUVbJ74NAskPtkqVtFvzEPFE9H94i7dCDGktwfqU1FhPbeJWHbDJe1rU82K3fUxl


Këtij artikulli përveç zëvendësimit të emrit të Hamzës me atë të Muratit, i janë ndryshuar edhe muajt.

Në njoftimin e Ministrisë së Financave të gushtit 2021, bëhej fjalë për ekzekutimin e pagesave për muajin gusht të skemave sociale dhe pensioneve, ndërsa portali i dyshimtë “news308media.com” e ka fshirë atë duke pretenduar rrejshëm se lajmi ka të bëjë me muajt shtator dhe tetor.


Njoftimin e Ministrisë së Financave të publikuar më 18 gusht 2018 mund ta gjeni këtu.

Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se ky lajm është i vjetër, hibrid.info ka gjetur njoftimin e Ministrisë së Financave të publikuar në kohë reale nga disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook “Lexo Sot” ka postuar një artikull të publikuar nga portali i dyshimtë “news308media.com” me datë 7 tetor 2021.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se artikulli autentik është i publikuar në gusht të vitit 2018, atëkohë kur ministër i Financave ishte Bedri Hamza.

 Ky portal i dyshimtë qëllimshëm e ka fshirë emrin e Hamzës, duke e zëvendësuar atë me emrin e ministrit aktual të Financave, Hekuran Murati, në mënyrë që ta paraqesë lajmin si aktual. Këtë artikull më pas e ka publikuar sot (5 nëntor) faqja “Lexo Sot” në Facebook.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson artikullin si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere