Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Kurti do të jap dorëheqje

HIBRID

Artikulli me titull “E FUNDlT // AIbin Kurti do jape doreh’eqje me 14 nentor ?!” është publikuar nga portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “worldnews83.com”.

Pas verifikimit të fakteve në këtë artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij lajmi është i sajuar dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në këtë artikull gjendet një shkrim autorial i gazetarit Bajrush Morina, i cili vetëm se ka ngritur pyetjen se “A do të jep dorëheqje Albin Kurti më 14 nëntor në rast të dështimit të madh në zgjedhjet lokale?”, duke e lidhur këtë me dorëheqjen e kryeminstrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pas dështimit në zgjedhjet lokale.

Pra, nuk është e vërtetë që Kurti do të jap dorëheqje më 14 nëntor, siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit të publikuar në “worldnews83.com”.


Vegëza e artikullit të publikuar në “worldnews83.com”:

https://worldnews83.com/e-fundlt-aibin-kurti-do-jape-doreheqje-me-14-nentor/?fbclid=IwAR3NUJFnOSYyTNN1R_RMzFPwx2zZajjg6cq_6GzXzfLpjXGhLL76syDSmao

Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Express Gazeta”, e cila numëron afër 70 mijë ndjekës.

Vegëza e postimit në Facebook nga faqja “Express Gazeta”:

https://www.facebook.com/expresssgazeta/posts/269747571756314


Hibrid.info pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit, ka arritur të gjejë shkrimin autorial të gazetarit Bajrush Morina, të publikuar në portalin “gazetablic.com”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “gazetablic.com”:

https://gazetablic.com/a-mund-te-ndodhe-qe-edhe-albin-kurti-te-jap-doreheqje-me-14-nentor/

Analiza:

Portali i dyshimtë “worldnews83.com” ka publikuar një shkrim autorial të gazetarit Bajrush Morina, të cilit i ka vënë titull të sajuar me pretendim të rremë se “Kurti do jap dorëheqje me 14 nëntor”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere