[email protected]
Njoftim i vjetër dhe i ndryshuar për ndalimin e fluturimeve komerciale nga Prishtina
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull të vjetër rreth anulimit të fluturimeve komerciale nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

Lajmi rreth anulimit të këtyre fluturimeve është i pasaktë dhe i sajuar. Teksti brenda artikull përmban një lajm të vjetër, bazuar në komunikatën 21 marsit të publikuar nga Aeroporti i Prishtinës. Ndërsa e njëjta komunikatë është ndryshuar nga ky portal, duke e paraqitur si njoftim të fundit të publikuar nga ky aeroport.

Teksti origjinal i publikuar në Specialja.com:

Njoftim i rëndësishmë nga Aeroporti i Prishtinsë: Anulohen të gjitha fluturimet e muajit Tetor?

Aeroporti i Prishtinës ka bërë të ditur se që nga Tetori ndoshta nuk ka më asnjë fluturim komercial të planifikuar.

Përmes një komunikate për media, është bërë e ditur se që nga periudha e kufizimit të fluturimeve, janë 12 mijë udhëtarë që janë shërbyer në aeroport.

Po ashtu, kanë qenë mbi 10 mijë udhëtarë në nisje nga Prishtina për në destinacionet tjera. / Ju ftojmë që ta hapni marketingun për 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive!

Vegëza e artikullit të botuar në Specialja.com:

https://specialja.com/2020/09/21/njoftim-i-rendesishme-nga-aeroporti-i-prishtinse-anulohen-te-gjitha-fluturimet-e-muajit-tetor/?fbclid=IwAR1z7rGlDxW0UiYRWfClfMGyM_pBXmJKxbr3EIlZ275Z3fw3qPI6nZY3_Nw

Në tekstin e publikuar nga ky portal, siç mund të shihet, është ndryshuar konteksti kohor. Në fakt, komunikata e publikuar nga portali specialja.com, është e muajit mars, atëherë kur kishte filluar zbatimi i masave anti-covid nga Qeveria e Kosovës.

Komunikata e Aeroportit të Prishtinës me datë 21 mars 2020:

https://www.facebook.com/airportpristina/posts/2584887248467626?__xts__[0]=68.ARAhT0ZLhB3tkybF5nCHZCrW48QPcxdKuPzKdC3pe2KiG2xqvFmheNhXAgoPJGvqm5zpFYOHL5zDJ9PHmfWoYvje8xOJDm5958jFJsyHajICW08Owpa9bByJP2dfuwbh48KUVW-dH8aBR7BTNn9WiM_n8UYB7jOi6UTgNzlSxRRsSokLJSwGNE-uJKo-mxJ1nVcDPP8Z-JOHMBqbBlrVhllXfxAmsgYlrdoiss1zUgMk4z9C5YaalmdCIFmwuYy8c8rOtVWhbSX3ezBszlKw2KCaxJFGX4SpYqm0zY06hXdZ7tERCH9x0dvVlmmm27lZi51qvDvqDGNGlweG4qtiqEiH&__tn__=-R

Analiza:

Pas verifikimit të Hibrid.info, rezulton se portali i dyshimtë “Specialja.com” ka përdorur komunikatën e vjetër të Aeroportit të Prishtinës, e më pas e ka ndryshuar atë me pretendimin se ky njoftim lidhet muajin tetor. Ky artikull kategorizohet si “Lajm i rreme”, “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others