[email protected]
Publikohet lajm i vjetër me titull të rremë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Nazim Bllaca i çon selam Hashim Thaçi – Shihemi në Hagë”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull dhe fotografi që nuk i përgjigjen përmbajtjes.

Në tekst gjendet lajmi i vjetër i muajit maj të këtij viti (2021), me deklaratën e ish-agjentit të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Naim Miftarit, i cili atëkohë kishte reaguar pas një publikimi të një video që i është bërë me Nazim Bllacën.

Miftari pretendonte se ajo video është e falsifikuar dhe se me Nazim Bllacën është takuar vetëm një herë gjatë tërë jetës së tij dhe sipas tij, Bllacën nuk e ka shok sikurse që e kanë Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

“Hashim, Kadri, Ilmi, Azem….as nuk kam vjedh e grabit pasuri shtetërore me ta bash si ju, as letra zyrtare kurrë në jetë në emër temin nuk kanë lexu në përvjetorë të dëshmorëve të UÇK, por kanë lexuar në emër tuajin, as në emrin tim nuk ka vrarë njerëz, por ka vra njerëz në emrin dhe urdhrat tuja! Pasi po provokoni me gënjeshtra e falsifikime kur do DAL një dit në Gjykatën Speciale në Hagë kini me ma shpjegua tani ekstra edhe këtë manipulim-etiketim mediatik tuajin, mu nuk më frikoni, as sum bleni, as sum shantazhoni kurrë në jetë se nuk mundeni, këtë e dini edhe vet  pyetni edhe ata që jeni bashkë meta brena, nuk dhezë kjo te unë!”, kishte thënë ndër të tjerash Miftari në postimin e tij.

Pra, në këtë artikull nuk thuhet ajo që pretendohet se “Nazim Bllaca i çon selam Hashim Thaçit se do të shihemi në Hagë”.

Gjithashtu, fotografia në këtë artikull nuk është adekuate, pasi në të shihet portreti i Nazim Bllacës, e jo Naim Miftarit.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/12/02/nazim-bllaca-i-con-selam-hashim-thaci-shihemi-ne-hage/?fbclid=IwAR3YgKUMEaDxE7zbrWPlN7hEVa6dNnbNkCXYqxuQaGFXv6XEJoRp2u_TwB8

Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga portali “botasot.info” më 10 maj 2021.

Vegëza e artikullit të publikuar në “botasot.info”:

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1580381/i-publikuan-video-me-nazim-bllacen-ky-eshte-paralajmerimi-i-naim-miftari-per-thacin-e-veselin-shihemi-ne-speciale-aty-flasim/?fbclid=IwAR0naJyiJpR-6BRfE3SLqPA0dBL80w97gzUu4Gk8x1B1dl2y4wtWRJJXrzg


Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një deklaratë të vjetër të ish-eprorit të lartë të UÇK-së, Naim Miftarit, të cilën është munduar ta paraqesë si aktuale duke i vendosur titull të rremë duke pretenduar rrejshëm se “Nazim Bllaca i çon selam Hashim Thaçit se do të shihemi në Hagë”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull vlerësohet si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »
1406