Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Sondazhi i publikuar në TikTok është i rremë

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një postimi është pretenduar për një sondazh të kryer lidhur me partitë politike në Kosovë, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Ky postim u publikua dje (29 tetor) në TikTok nga llogaria “tavnikcitypdk”.

Në fotografi, që pretendohet të jenë rezultatet e një sondazhi, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) del të jetë e para me 31 për qind, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 28 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 23 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 8 për qind dhe Komunitetet me 10 për qind.

E vërteta?

Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinës online të kërkimit “Google”, duke kërkuar me fjalët kyçe “sondazhi i fundit për zgjedhjet në Kosovë” dhe “LVV 31%, PDK 28%, LDK 23%, AAK 8% dhe Komunitetet 10%”. Mirëpo, rezultatet nuk shfaqin një sondazh të tillë.

Publikimi i këtij sondazhi deri në momentin e trajtimit nga hibrid.info i ka marrë mbi 18 mijë shikime dhe mbi 180 komente. (shih këtu)


Rreth sondazheve

Dy sondazhet për të cilat ka pasur publikime muajve të fundit janë ai i prillit, kur “reporteri.net” publikoi disa të dhëna për të cilat raportoi se janë marrë nga një sondazh i kryer nga kompania “UBO Consulting” dhe ai qershorit kur “albanianpost.com” publikoi sondazh të realizuar nga kompania “Source” në bashkëpunim me këtë portal. Të dhënat e dy sondazheve tregonin përqindje tjera.

Javëve të fundit janë shtuar publikimet me pretendime të rreme për sondazhe për zgjedhjet e 9 shkurtit. Hibrid.info ka verifikuar disa të tilla (shih disa këtu, këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Llogaria me emrin “tavnikcitypdk” në TikTok ka pretenduar për publikimin e një sondazhi të fundit.

Hibrid.info ka përdorur “google.com” dhe ka verifikuar se nuk ka pasur asnjë publikim me pretendimin e tillë në asnjë burim kredibil informacioni.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere