Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër me titull të sajuar

HIBRID

Artikulli me titull “Mblidhet Qeveria Kurti II, pritet te ndahen mjete financiare për keto kategori”, është publikuar nga portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “newsamar26.com”.

Nga verifikimi i fakteve i kryer nga hibrid.info, rezulton që titulli i këtij artikulli të jetë i rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje të këtij artikulli gjendet një lajm i vjetër, i muajit nëntor të këtij viti. Lajmi autentik ishte nga “telegrafi.com”, atëkohë kur Qeveria e Kosovës kishte bërë të ditur se do mbante mbledhjen e radhës, ndërsa në rend dite janë 34 pika që nuk korrespondojnë me titullin e artikullit të “newsamar26.com” (shih vegëzen telegrafi.com).

Pra, pretendimi se Qeveria e Kosovës do të ndajë mjete financiare për disa kategori, rezulton të jetë i rremë.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “newsamar26.com”:

https://newsamar26.com/2021/12/07/mblidhet-qeveria-kurti-ii-pritet-te-ndahen-mjete-financiare-per-keto-kategori/?fbclid=IwAR2qUWRRxh8st8oFZFu6azzVOU9WOO3GvaKHoibdcnP7Pg0FGurAqxkX7Qs
https://newsamar26.com/2021/12/07/mblidhet-qeveria-kurti-ii-pritet-te-ndahen-mjete-financiare-per-keto-kategori/?fbclid=IwAR2qUWRRxh8st8oFZFu6azzVOU9WOO3GvaKHoibdcnP7Pg0FGurAqxkX7Qs

I njëjti artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës.

https://www.facebook.com/GazetaAktive/posts/271447245025300


Analiza:

Portali i dyshimtë “newsamar26.com” ka publikuar një artikull të vjetër të muajit nëntor, duke i vendosur titull të rremë me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere