Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pamjet nuk paraqesin përhapjen e rërës nga Sahara me anë të makinerive

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Makineri që po marrin rërën nga shkretëtirat e Afrikës, duke e përhapur në atmosferë, për të ndotur ajrin.

Ky është pretendimi i një video-material të publikuar me datë 4 prill, nga llogaria me emrin “dardangashi505”, në Instagram.

Por, hibrid.info ka gjetur se pamjet e shfaqura nuk paraqesin shkretëtirat e Afrikës dhe se në të njëjtat tregohet puna e disa makinerive bujqësore në Brazil.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “dardangashi505” në Instagram:

https://www.instagram.com/p/C5UTrlOIOQH


Duke hulumtuar me anë të programit të automatizuar të kërkimit, “InVid”, hibrid.info ka gjetur se videoja e njëjtë me këtë pretendim, ka qarkulluar në mediat sociale edhe në gjuhët tjera.

Pretendimi është trajtuar nga platforma të ndryshme për kontroll faktesh, por artikulli i trajtimit  “Knack.be” (këtu), ka shërbyer si bazë e hulumtimit nga hibrid.info (shih këtu).


Informatat tregojnë se pamjet janë marrë nga një video e vitit 2019, në një kanal të dedikuar agrobiznesit në Brazil, në Youtube, me emrin “Agroband” (shih këtu).

Nga sekonda e 45-të, nga storja në gjuhën portugeze, shfaqet videoja në fjalë, nga ku edhe mund të vërehet se pamjet nuk janë filmuar nga shkretëtira (shih këtu).


Ndërsa, për të vërtetuar se në momentet e lart-shfaqura, paraqiten makineri bujqësore, hibrid.info ka gjetur video me pamje të ngjashme, që përshkruhen si pjesë realizimit të procesit të korrjes së farave (shih këtu dhe këtu).

Kërkimet tjera nga hibrid.info, kanë gjetur se stuhitë e fundit të rërës nga Sahara, që kanë prekur edhe kontinentin evropian, janë regjistruar në prill të këtij viti (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi për makineri të ndryshme të vëna në funksion të shpërndarjes së rërës nga shkretëtira, është  i pavërtetë.

Pamjet e shfaqura me anë të së cilave është paraqitur pretendimi, në fakt tregojnë teknika bujqësore të koleksionimit të farave.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si, “Teori Konspirative”.

Arsyetimi: 

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere