Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se forcat ruse kanë sulmuar një vend të Shqipërisë

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Multinewz.com” ka publikuar një artikull me titull të rremë se forcat ruse kanë sulmuar një vend të Shqipërisë.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se nuk bëhet fjalë për asnjë vend të Shqipërisë, por një sulm i tillë ka ndodhur në objektin e konsullatës shqiptare në Kharkiv të Ukrainës.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Multinewz.com”:

https://multinewz.com/lajmi-i-fundit-foorcat-ruse-suimojne-kete-vend-te-shqiperise-foto/?fbclid=IwAR0YQujtQYWAq5D_vTuMC0PggcW0iIAyPmOJjwll5hpde14A84lUrdoOsKs

Nga hulumtimi përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar nga disa media online në Kosovë dhe Shqipëri, të cilat kanë raportuar saktë lidhur me këtë ngjarje. (shih këtu dhe këtu)


Lajmi për bombardimin e konsullatës shqiptare është publikuar në llogarinë zyrtare të saj në Twitter. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “Multinewz.com” ka publikuar artikullin lidhur me bombardimin e konsullatës shqiptare në Kharkiv të Ukrainës.

Por, këtij artikulli i ka vënë titull të rremë me pretendimin se forcat ruse kanë sulmuar një vend të Shqipërisë.

Nga analiza e kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere