Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Përmbajtja e radhës që paraqet sondazh të rremë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një imazh që pretendon se paraqet një sondazh, ku tregohet mbështetja elektorale ndaj subjekteve politike në Kosovë, para zgjedhje parlamentare të 9 shkurtit.

Përmbajtja e përmendur është publikuar në TikTok më 18 janar nga llogaria me emrin “shqiptelegraf”.

Përmbajtja i rendit partitë politike si vijon: Lëvizja Vetëvendosje (LVV): 48.21%, Partia Demokratike e Kosovës (PDK): 17.33%, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK): 13.17% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK): 7.43%.

Sa është kredibil sondazhi?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur se një sondazh i tillë është publikuar nga burime kredibile.


Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinës online të kërkimit “Google”, duke kërkuar me fjalët kyçe “LVV: 48.21%, PDK: 17.33%, LDK: 13.17% dhe AAK:7.43%”.

Mirëpo, rezultatet e kërkimit nuk shfaqin një sondazh të tillë të publikuar.

Gjithashtu, publikimi që pretendon se paraqet këtë sondazh, nuk përmend burimin e realizimit të tij.

Rreth sondazheve

Sondazhi i fundit (17 dhjetor) që u qarkulloi në media ishte nga kompania “UBO Consulting”, e cila sqaroi se sondazhi për partitë politike është bërë nga shërbimi OMNIBUS.

Të dhënat e këtij sondazhi paraqesin përqindje tjera (jo shumë ndryshe) nga ato të paraqitura nga llogaritë e lartcekura në TikTok (shih fotografinë më poshtë).


Analiza:

Pretendimi për publikimin e një sondazhi lidhur me subjektet politike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, është i rremë.

Hibrid.info nuk ka gjetur se sondazhi i pretenduar është realizuar nga ndonjë kompani. Po ashtu, pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, një sondazh i tillë me të këto të dhëna nuk është gjetur i publikuar në asnjë burim kredibil.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere