Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se Scholz i ka kërkuar Macron-it liberalizimin e vizave për Kosovë, është i pabazuar

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news426media.com” ka publikuar një artikull me pretendim të rremë se kancelari gjerman Olaf Scholz i ka kërkuar presidentit francez Emmanuel Macron heqjen e vizave për Kosovën.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është komplet i sajuar dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje bëhet e ditur se në këtë takim është folur edhe për Ballkanin Perëndimor, ku në njoftimin zyrtar të Kancelarisë gjermane thuhet se do të punohet për kapërcimin heqjes së bllokadave ekzistuese në Ballkan.

“Ne i qëndrojmë premtimit tonë për anëtarësim. Bllokadat ekzistuese duhet të kapërcehen në interes të përgjegjësisë evropiane dhe arsyes gjeostrategjike”, bëri thirrje Scholz.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news426media.com”:

https://news426media.com/2022/05/11/29677/?fbclid=IwAR1UjkHGvP5_nkSBHOWHEFt9zFje60uckFj-9a8fd-04Zxt8q9vMOmdHBEY

Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “KOHA E RE”, e cila numëron afër 7 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në “GazetaExpress.com”, që është cituar nga portali i dyshimtë “news426media.com”. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “news426media.com” ka publikuar artikullin e “GazetaExpress.com” që ka të bëjë me takimin ndërmjet kancelarit gjerman Olaf Scholz me presidentit francez Emmanuel Macron.

Këtij artikulli, ky portal i dyshimtë i ka vënë titull të rremë me pretendimin se Scholz ka kërkuar nga Macron heqjen e vizave për Kosovën.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere