Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se një qese e plastikës do të kushtojë 1 euro

HIBRID

Faqja në Facebook “33shi.com”, e cila numëron afër 50 mijë ndjekës, ka publikuar një artikull me njoftimin se nga janari i vitit 2023, qytetarët e Kosovës do të paguajnë për qeset e plastikës.

Mirëpo, në përshkrimin e këtij artikulli, kjo faqe ka pretenduar rrejshëm se qesja do të kushtojë 1 euro.

Kjo është vërtetuar pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, pasi në përmbajtje nuk sqarohet se sa pritet të kushtojë një qese e plastikës.


Vegëza e artikullit të publikuar në faqen “33shi.com” në Facebook:

https://www.facebook.com/33shi/posts/886168982317488


Se nga janari i vitit 2023, qytetarët do të paguajnë për përdorimin e qeseve të plastikës, e ka bërë të ditur zëvendësministrja e Mjedisit, Linda Çavdarbasha në Ditën Botërore të Mjedisit e cila të dielën u shënua edhe në Kosovë. Por, ajo në asnjë rast nuk ka përmendur çmimin për copë, siç pretendohet.

Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në portalin e televizionit Tëvë1, “teve1.info”, ku gjendet edhe njoftimi i zëvendësministres së Mjedisit, Linda Çavdarbasha lidhur me vendimin për pagesën e qeseve të plastikës. (shih këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook “33shi.com” ka publikuar njoftimin e zëvendësministres së Mjedisit, Linda Çavdarbasha, e cila ka bërë të ditur se nga janari i vitit 2023, qytetarët e Kosovës do të paguajnë për përdorimin e qeseve të plastikës.

Por, kjo faqe në përshkrimin e këtij postimi në Facebook ka pretenduar rrejshëm se çmimi për një qese do të jetë 1 euro.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere