[email protected]
Ahmeti nuk ka thënë se “Albini është produkt serb”
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka publikuar një artikull me titull “Ali Ahmeti-Më të mirë janë Thaqi e Mustafa se Albini,ai është produkt serb”.

Pas procesit të verifikimit të fakteve nga hibird.info, rezulton që ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të rreme. Udhëheqësi i partisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, nuk ka deklaruar ashtu siç pretendohet në artikullin e “gjithckafresh.info”.

Teksti origjinal i artikullit të publikuar në “gjithckafresh.info”:

Ali Ahmeti-Më të mirë janë Thaqi e Mustafa se Albini,ai është produkt serb

Në intervisten e dhënë për televizionin shqiptar ‘ORA’, Ali Ahemti ka krittikuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin. Ahmeti tha se Albini është produket serb dhe nuk i duhet Kosoves.

‘Kurti është produket serb që punon dhe vepron në Kosovë për interesa të Serbis, dmth Albini merrë porosi nga Vuciq për popullin e Kosovës.’

Ali Ahmeti-Më të mirë janë Thaqi e Mustafa se Albini,ai është produkt serb

Vegëza e artikullit të publikuar në “gjithckafresh.info”:

https://gjithckafresh.info/news/4319?fbclid=IwAR1nlB7PR306N_puXZoSHoevAvizMubk6TR3QJMJSB1_lrG3-B-xxsuh-B8




https://gjithckafresh.info/news/4319?fbclid=IwAR1nlB7PR306N_puXZoSHoevAvizMubk6TR3QJMJSB1_lrG3-B-xxsuh-B8


Ahmeti në një intervistë të gjatë në televizionin “Ora” më 17 nëntor, kishte rrëfyer për shumë histori, rreth përvojës së tij në ilegalitet dhe angazhimit në UÇK dhe në politikë. Gjithashtu ai kishte folur edhe për raportet me ish-udhëheqësit e UÇK-së, për gjykimet e tyre në Gjykatën Speciale, por asnjëherë nuk e thotë atë që pretendohet në artikullin e “gjithckafresh.info”, pra që “Albin Kurti është produkt serb.

Vegëza e intervistës së plotë të Ali Ahmeti në RTV Ora:


Analiza:

Artikulli i publikuar në “gjithckafresh.info” përmban titull dhe përmbajtje të sajuar. Pas verifikimit dhe hulumtimit përmes makinave të kërkimit, hibrid.info nuk ka gjetur asnjë deklaratë të tillë nga Ali Ahmeti. Artikuj të tillë nxisin lexuesin të klikojnë në të, ndërsa portalet e dyshimta që i publikojnë ato, përmes klikimeve përfitojnë materialisht. Ky artikull i publikuar në “gjithckafresh.inf” është shpërndarë nga faqja “Gazeta Aktive” në Facebook, e cila numëron mbi 80 mijë ndjekës. Ndërsa artikulli ka arritur të marrë mbi 50 pëlqime e gati 100 komente. Bazuar në procesin e kontrollit të fakteve dhe analizës së tyre, hibrid.info e kategorizon këtë artikull si “lajm i rremë”, dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others