Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Alarmohet rrejshëm për “rikthimin e Covid-it”

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “todaynews80.com” ka publikuar me datë 17 shtator një artikull me titull “Alarmante serisht rikthehet covidi:Ja sa raste aktive kemi ne Kosove per momentin”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është tendencioz dhe i pasaktë. Kjo për faktin se në përmbajtje gjendet raporti i datës 16 shtator nga Ministria e Shëndetësisë (MSh) që tregon se, brenda 24 orëve janë shënuar 15 raste aktive me virusin Korona, ndërsa në total raste aktive janë 128.

Pra, nuk është e vërtetë që ka shifra alarmante me të infektuar me virusin Korona në Kosovë, siç lë të kuptohet me anë të titulli të vendosur nga portali i dyshimtë “todaynews80.com”.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “todaynews80.com”:

https://todaynews80.com/2022/09/17/alarmante-serisht-rikthehet-covidija-sa-raste-aktive-kemi-ne-kosove-per-momentin/?fbclid=IwAR3ODOeQc7Ctv2927Q8J9bT_TdXKjFZ7He369xBdwUFFqL-EyTpNMW6ZDcQ

Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Post Lajme”, e cila numëron mbi 16 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se përmbajtja (lajmi) është marr nga një artikull të publikuar nga portali “KlanKosova.tv”, rreth rasteve aktive me virusin Korona në Kosovë. (shih këtu)

Pra, portali i dyshimtë “todaynews80.com” ka publikuar këtë artikull të “KlanKosova.tv”, të cilit më pas i ka vënë titullin e rremë. Pra në përmbajtje të artikullit të versionit online të televizionit Klan Kosova, nuk pretendohet për “siç thuhet rikthim të COVID-19”, si pasojë e rritjeve të rasteve me të infektuar.


Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se në Kosovë nuk ka rritje të numrit të të infektuarve me virusin Korona, në raportet e fundit të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet e ditur se me datë 17 shtator janë shënuar 2 raste të reja (këtu), ndërsa një ditë më pas (18 shtator) janë shënuar 7 raste (këtu).


Në fakt, edhe pretendimi për rikthim të COVID-19 është i pasaktë, pasi që ekzistimi i këtij virusi vazhdon të jetë prezent në të gjithë botën dhe në Evropë, dhe për këtë rekomandohet vaksinimi (shih këtu).

Por edhe nëse autori do të paralajmëronte përmes titullit një valë të re të infektimit me COVID-19, do të ishte pretendim i rremë, pasi që nuk e mbështetë në asnjë fakt të paraqitur në përmbajtje të artikullit.


Analiza:

Portali i dyshimtë “todaynews80.com” ka publikuar një artikull të “KlanKosova.tv” të datës 17 shtator, i cili tregon se në Kosovë atë ditë ishin 128 raste aktive me virusin Korona.

Mirëpo, ky portal i dyshimtë këtij artikulli i ka vënë titullin tendencioz dhe të rremë “Alarmante serisht rikthehet covidi:Ja sa raste aktive kemi ne Kosove per momentin”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere