[email protected]
Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës ka rrahur në prani të fëmijëve një person të nacionalitetit serb
shape
shape
shape

Një llogari në median sociale “Telegram” me përmbajtje në gjuhën serbe, sot (15 shkurt) ka pretenduar se Policia e Kosovës në fshatin Kajkovë të Leposaviqit, ka arrestuar një person të nacionalitet serb, të cilin, sipas kësaj llogarie e kanë rrahur në prani të fëmijëve.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi i bërë nga kjo llogari nuk qëndron.

Në raportin 24 orësh të lëshuar nga Policia e Kosovës (PK), lidhur me këtë rast thuhet se personi i lartpërmendur është arrestuar dhe liruar më pas në procedurë të rregullt, pasi nuk ju kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policorë dhe e i njëjti me veturën e tij kishte goditur veturën zyrtare të Policisë.


Vegëza e postimit të publikuar në Telegram nga llogaria “БУНТ је стање духа” (shqip: rebelimi është një gjendje shpirtërore):

https://t.me/buntcg/34435


Postimi i llogarisë “БУНТ је стање духа”, i përkthyer në shqip:

Terroristët shqiptarë në Kajkovë ua prenë rrugën me dy xhipa dhe kanë arrestuar/kidnapuar serbin, I.M duke e dërguar në Mitrovicën Veriore. Sipas informacioneve që kemi, ai është rrahur në sy të fëmijëve të tij.


Hibrid.info ka gjetur njoftimin e Policisë së Kosovës në raportin 24 orësh lidhur me këtë rast. (shih fotografinë më poshtë)


Deri në publikimin e këtij artikulli, postimi nga llogaria në Telegram, ka arritur të grumbullojë mbi 14 mijë shikime. (shih fotografinë më poshtë)


Hibrid.info edhe më herët ka trajtuar njoftime të bëra nga llogaria në gjuhën serbe në Telegram. (shih këtu, këtu, këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Nga kontrolli i fakteve dhe analiza e tyre rezulton se pretendimi i bërë nga “БУНТ је стање духа” është i pabazuar në fakte.

Faktet që ky kanal në Telegram pretendon se i paraqet për të përshkruar pretendimin e bërë, nuk qëndrojnë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, sqarohet se personi është arrestuar pasi i njëjti nuk ju ka bindur urdhrave të zyrtarëve policorë dhe se me veturën e tij ka goditur veturën zyrtare të PK-së.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e cilëson si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Share With Others