Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia e vitit 2011 paraqitet si e shkrepur pas tërmetit që goditi Marokun me 10 shtator

HIBRID

Faqja në Facebook “Globi Islam” me datë 9 shtator ka publikuar një fotografi me pretendimin se pamja është shkrepur pas tërmetit që goditi Marokun më 10 shtator.

Kjo fotografi është verifikuar nga kontrollues faktesh nga India (NewsChecker.in), e cila është vërtetuar se nuk është realizuar pas tërmetit në Marok, por e njëjta është shkrepur pas cunamit dhe tërmetit që goditën qytetin Kisenuma, Japoni në mars të vitit 2011.


Vegëzat e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Globi Islam”:

https://www.facebook.com/Globi.islam.Zyrtare/posts/pfbid0RXuPuzCzNgNDYAAD68N8jHppcnPAAJvNpkXnouVev12F6Jv9rrPmbg4hQc4BNFXal

https://www.facebook.com/photo?fbid=643105534578827&set=pcb.643105557912158


Newschecker.in ka arritur që këtë fotografi ta gjejë të publikuar me datë 11 mars 2011 në një faqe interneti të quajtur Kyodo News. (shih këtu)


E njëjta fotografi është gjetur e publikuar edhe me datë 12 mars 2011 nga ueb-faqja e televizionit NBC NEWS. (shih këtu)


Analiza:

Faqja “Globi Islam” në Facebook ka shpërndarë një fotografi duke pretenduar se ajo paraqet shkatërrimin nga tërmeti që goditi Maroku me 10 shtator, por në fakt e njëjta është shkrepur në vitin 2011 pas tërmetit masiv dhe cunamit që goditi Japoninë.

Ky postim i bërë nga faqja e lartcekur vlerësohet si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere