Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Arrestimi i ish-shefit të Policisë nuk ka ndodhur në Kosovë

HIBRID

Portali nga Kosova “veriu.info” ka publikuar një artikull me titull “Arrestohet ish-shefi i policisë, Ardian N.”.

Lajmi ka të bëjë me një ngjarje që ka ndodhur në Sarandë, mirëpo një gjë e tillë nuk qartësohet në titullin e këtij artikulli.

Duke ditur se portali “veriu.info” është nga Kosova dhe se shumicën dërmuese të lexuesve i ka nga kosovarë, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se ky arrestim ka të bëjë me ndonjë ish-shef të Policisë së Kosovës.


Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “veriu.info”:

Arrestohet ish-shefi i policisë, Ardian N.

Ish-shefi i policisë në Sarandë, Ardian Nuna, 64-vjeçar është arrestuar sot nga policia. Ai ishte në kërkim prej datës 9 korrik të këtij viti për keqpërdorim detyre.

Policia bën të ditur se ai është arrestuar në lagjen Nr.4, Sarandë, shkruan abcnews.


Vegëza e artikullit të publikuar në “veriu.info”:

https://veriu.info/arrestohet-ish-shefi-i-policise-ardian-n/?fbclid=IwAR1ZHgUR2ELpxiLnn4G4dQY7zdW8THdyZfSnLc5_MHOm7pGpvOFwxXNT3_o

Analiza:

Portali “veriu.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me arrestimin e ish-shefit të policisë së Sarandës, por në titull nuk sqaron se për cilin në cilin shtet ka ndodhur ky arrestim.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se ky medium është i regjistruar në vendin tonë dhe shumica e audiencës janë shqipfolës nga Kosova.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere