[email protected]
Artikull i vjetër me pretendimin për luftë në Kosovë, i bazuar në teori konspirative publikohet si aktual
shape
shape
shape

Një faqe në Facebook me emrin “Tringa Globale” ka publikuar sot (13 shkurt) një postim mbi një deklaratë të konspiracionistit, Arianit Sllamniku.

Në bazë të mbishkrimit në postim, konspiracionisti në deklarim ka paralajmëruar për luftë në Kosovë, gjatë muajve nëntor ose dhjetor të vitit 2023.

Por pas verifikimit nga hibrid.info, është vërtetuar se deklarimi i Sllamnikut dhe artikulli në lidhje me këtë deklarim, janë publikuar në muajin tetor të vitit të kaluar (2023).


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Tringa Globale”:

https://www.facebook.com/muzikturkecom/posts/pfbid02oXT2Ke2vjCdbBqavUYX6DwTV6htjjX8BHM4AskU2ZcK65MXqbCwyS4gvNERnK7Adl


Këtij postimi i është bashkangjitur edhe vegëza e një artikulli të postuar nga portali i dyshimtë “xnews7.net”, i cili e kishte publikuar artikullin për këtë deklarim të Arianit Sllamnikut më 15 tetor të vitit 2023 (shih këtu).

Ndërsa po ashtu edhe artikulli i portalit të dyshimtë, është bazuar nga një intervistë e Sllamnikut, e publikuar në Facebook, nga portali “Lajmi.net” (shih këtu).


Në bazë të këtyre gjetjeve është vërtetuar se publikimi i faqes “Tringa Globale”, mbi deklarimin e Sllamnikut, është lajm i vjetër. Ndërsa po ashtu hibrid.info e ka trajtuar edhe pretendimin e vet Sllamnikut, për paralajmërimet e tij për konflikt të armatosur në Kosovë, në muajt nëntor ose dhjetor (2023).

Përveç sulmit terrorist të 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit, ndaj Policisë së Kosovës (këtu), hibrid.info pas hulumtimit me anë të makinave të kërkimit, nuk ka gjetur raste të tjera të ngjashme të ndodhura në Kosovë, në periudhën e muajve nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar (shih këtu).


Analiza:

Lajmi i publikuar nga një faqe në Facebook, për një deklaratë të konspiracionistit Arianit Sllamnikut është vërtetuar se është i vjetër.

Ndërsa, pretendimi i Sllamnikut për konflikt të pashmangshëm të armatosur gjatë muajve nëntor dhe dhjetor, në vitin 2023, rezulton të jetë i pasaktë.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait” dhe “Teori konspirative”.


Vlerësimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others