Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk e sqaron se ngjarja ka ndodhur në SHBA

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Mediumi online në shqip “Kosova-sot.info” ka publikuar të hënën (8 shtator) një artikull me titull “E rëndë: Fëmija u kafshua nga gjarpri në çerdhe derisa stafi nuk e telefonoj emergjencën”.

Çka nuk shkon me këtë artikull?

Pas klikimit të vegëzës, vërehet se për dallim nga përmbajtja e artikullit që tregon se rasti ka ndodhur në Karolinën e Veriut (SHBA), titulli nuk e sqaron vendin e ngjarjes.


Pse trajtohet ky artikull?

Mediumi online “Kosova-sot.info” është i regjistruar në Kosovë, në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) dhe ka shumicën e lexuesve shqipfolës (këtu), andaj mosqartësimi në titull se ku ka ndodhur ngjarja, mund të bëjë që audienca ta lexojë lajmin si ngjarje të ndodhur në hapësirat shqipfolëse.

Në përmbajtje të artikullit sqarohet se “Një djalë 4-vjeçar u shtrua në spital pasi u kafshua nga një gjarpër në një kënd lojërash në një çerdhe në Karolinën e Veriut”.

Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se rasti ka ndodhur në Karolinën e Veriut, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në mediumin amerikan “nypost.com”.


Analiza:

Media online “Kosova Sot” ka publikuar një artikull me titullin “E rëndë: Fëmija u kafshua nga gjarpri në çerdhe derisa stafi nuk e telefonoj emergjencën”.

Megjithatë, titulli nuk tregon se ngjarja ka ndodhur në Karolinën e Veriut, ndërsa kjo sqarohet vetëm brenda artikullit.

Për shkak se mediumi i ka shumicën e lexuesve shqipfolës, audienca mund ta lexojë lajmin si ngjarje të ndodhur në hapësirat shqipfolëse.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Clickbait’.

Arsyetimi:

“Clickbait” vlerësohen ato përmbajtje informative titulli i të cilave është përgjithësues dhe nuk bënë të ditur vendndodhjen e ngjarjes, kontekstin dhe relevancën. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e audiencës me tituj sensacionalë me pasojë çorientuese, që nuk e qartësojnë saktësisht përmbajtjen e artikullit. Titujt “clickbait” bëhen kryesisht për të tërhequr lexueshmëri në rastin e publikimeve mediatike dhe/ose për të fituar nga klikimet në rastet e publikimeve komerciale.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere