Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a… Të fundit | Hibrid.info në Bordin e IFCN, një hap i ri në përfaqësimin ndërkombëtar Të fundit | Nuk ka dyshime të reja për një varrezë masive pranë kishës ortodokse në hap… Të fundit | Imazhi që paraqet Kurtin pranë Millosheviqit është i montuar
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet pa fakte se LDK-ja i ka ofruar kushte LVV-së për koalicion

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

PËRMBAJTJE E PAVERIFIKUAR

Pretendim i paverifikuar për ofertë LDK–LVV nga një portal i dyshimtë, pa burime kredibile.

Faqja në Facebook “Gazeta Minuti” ka publikuar të martën, më 23 qershor, një artikull me titull “Ekskluzive| Kjo ështo oferta e LDK-së për LVV-në?!”. Artikulli është publikuar në një ueb-faqe me emrin “blog.foodsfact.org”.

Në këtë artikull, duke iu referuar burimeve të Gazeta Minuti brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pretendohet se kjo parti po shqyrton një ofertë për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) në kuadër të negociatave për formimin e institucioneve të reja.

Sipas pretendimit, LDK-ja do të kërkonte postin e presidentit të Kosovës, katër ministri dhe pozitën e zëvendëskryeministrit të parë, si kushte për arritjen e një marrëveshjeje eventuale me LVV-në.

Çka nuk shkon me këtë pretendim?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se ueb-faqja “blog.foodsfact.org” është e dyshimtë dhe ky pretendim nuk është gjetur i publikuar në media apo burime kredibile.


Hibrid.info ka kërkuar në Google me fjalët kyçe “Kjo ështo oferta e LDK-së për LVV-në?!”. Rezultatet nuk shfaqin ndonjë informacion të publikuar në media kredibile lidhur me këtë pretendim.

Pse është e dyshimtë kjo përmbajtje?

Faqja “Gazeta Minuti”, përmbajtjet që i publikon në Facebook, i poston në disa ueb-faqe me emrat si nminut.info, gazetaminuti.com, e aktualisht edhe në blog.foodsfact.org. Në këto ueb-faqe nuk figuron asnjë rubrikë që tregon adresë, kontakt apo informacion se kush qëndron prapa saj.

Hibrid.info më parë ka verifikuar këtë faqe që publikon përmbajtje keqinformuese (shih këtu artikullin).


Përmbajtja e publikuar nga faqja “Gazeta Minuti” u shpërnda më pas edhe nga faqe tjera në Facebook si “Realiteti”, “InfoShqip.com”, “Gazeta Ditore”, “Fol Shqip” e “Gazetavip.com”, si dhe në portalin në gjuhën shqipe që operon në Maqedoninë e Veriut “ina-online.net”.


Rreth faqes “Gazeta Minuti”

Hibrid.info ka trajtuar gjithsej 9 përmbajtje të publikuara nga faqja “Gazeta Minuti”. Duke u bazuar në metodologjinë tonë, këto përmbajtje janë vlerësuar si “Lajm i rremë”, “Manipulim i fakteve”, “Përmbajtje e paverifikuar” dhe “Dezinformatë” (shih këtukëtukëtukëtukëtukëtukëtukëtu dhe këtu).


Çka duhet të kemi parasysh kur shohim përmbajtje të tilla?

Kur shohim përmbajtje të publikuar online, është e rëndësishme të kemi parasysh disa gjëra bazike për të mos rënë pre e dezinformatave:

VERIFIKO BURIMIN

Kush e ka publikuar përmbajtjen?

A është medium i njohur apo faqe e panjohur që pretendon të jetë “media”?

Kontrollo nëse ka informacione për redaksinë, kontaktet apo autorin.

A raportohet e njëjta ngjarje edhe nga media të tjera të besueshme? Nëse jo, ka gjasa të jetë e pavërtetë ose e shtrembëruar.


Analiza

Faqja në Facebook “Gazeta Minuti” ka publikuar një pretendim se LDK-ja po shqyrton një ofertë për bashkëpunim me LVV-në, e cila do të përfshinte kërkesën për postin e presidentit, katër ministri dhe pozitën e zëvendëskryeministrit të parë. Ky pretendim është publikuar në ueb-faqen e dyshimtë “blog.foodsfact.org”.

Verifikimi i kryer nga Hibrid.info nuk ka gjetur asnjë konfirmim të këtij informacioni në media kredibile. Po ashtu, ueb-faqja ku është publikuar artikulli nuk ofron të dhëna për pronësinë, adresën apo kontaktet, gjë që ngre dyshime mbi besueshmërinë e saj.

Përmbajtja është shpërndarë edhe nga disa faqe të tjera në Facebook, ndërsa “Gazeta Minuti” ka histori të publikimit të përmbajtjeve keqinformuese që më parë janë trajtuar nga hibrid.info, si dhe janë vlerësuar si lajme të rreme, dezinformata, manipulime të fakteve e përmbajtje të paverifikuara.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen e publikuar nga kjo faqe si të “paverifikuar”.

Arsyetimi

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere