Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Kurti ka pranuar që Thaçi të bëhet president nëse l… Të fundit | Pretendim i pakonfirmuar se gjashtë futbollistë të tjerë do ta bojkotojnë K… Të fundit | Pretendohet pa bazë se vetëm dy nga ish-krerët e UÇK-së do të lirohen më 16… Të fundit | Deklarata e vjetër e avokatit të Thaçit paraqitet rrejshëm si “lajmi i fund… Të fundit | Çka dihet për pretendimin se mjete ushtarake serbe po lëvizin drejt kufirit… Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova
[ ARTIKULLI ]

Videoja e aksidentit në Turqi publikohet si ngjarje në Skenderaj

FESTIM RIZANAJ

VERDIKTI YNË

PËRMBAJTJE E PAVERIFIKUAR

Videoja është nga një aksident në Ankara të Turqisë, jo nga Skenderaj, siç pretendohet në përshkrim.

Disa media në faqe e tyre në media sociale është publikuar një video të hënën dhe të martën (10 – 11 gusht)  që paraqet një aksident komunikacioni, e shoqëruar me pretendimin se ngjarja ka ndodhur në Skenderaj, Kosovë. (këtu, këtu, këtu, këtu)

Në përshkrimin e videos thuhet:

“Aksident në Skenderaj, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte gjesti i dy shoferëve. Duke pritur policinë, ata qëndruan të qetë dhe me respekt, madje i dhanë ujë njëri-tjetrit. Një gjest i vogël që dëshmon se qetësia, respekti dhe humanizmi vlejnë më shumë se çdo debat. Respekt për të dy!”

Çka nuk shkon me këtë video?

Kërkimet përmes verifikimit të pamjeve tregojnë se videoja nuk është realizuar në Skenderaj. Ajo paraqet një aksident që ka ndodhur në Ankara të Turqisë.

Sipas raportimit të mediave turke, pas aksidentit, dy shoferët nuk u përfshinë në debat, por u përpoqën të qetësonin njëri-tjetrin dhe të përballonin në mënyrë të qetë tronditjen e shkaktuar nga aksidenti. Momentet janë filmuar nga një person i pranishëm me telefon dhe më pas janë publikuar në media. (këtu)

Ndonëse videoja paraqet realisht një aksident dhe një moment të sjelljes së qetë e respektuese mes dy personave të përfshirë, vendndodhja e ngjarjes është paraqitur gabimisht në përshkrimin e publikuar nga mediat.


Analiza:

Videoja është autentike, por përshkrimi i saj është i pasaktë. Materialit origjinal i është ndryshuar vendndodhja, duke e paraqitur një ngjarje të ndodhur në Ankara si aksident në Skenderaj.

Pra, edhe pse gjesti i dy shoferëve i paraqitur në video është real, pretendimi se kjo ngjarje ka ndodhur në Skenderaj është i pavërtetë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë postim e vlerëson si “përmbajtje e paverifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere