Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,…
[ ARTIKULLI ]

Ripostohet pretendimi i rremë për lirimin e Thaçit

HIBRID

Lajmi i pavërtetë për lirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nga gjykata speciale në Hagë, po vazhdon të përsëritet.

Faqja në Facebook e quajtur “Në Kohë”, e cila numëron mbi 400 mijë ndjekës e ka postuar këtë lajm të pavërtetë, i cili në muajin gusht ishte publikuar nga portali i dyshimtë “newstoday74.com”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërejtur se lajmi është i muajit gusht dhe i njejti atëkohë është kontrolluar gjithashtu nga stafi ynë.

Në përmbajtje të këtij artikulli gjendet një lajm i vjetër, i cili u publikua nga klankosova.tv më 14 korrik të këtij viti dhe kishte të bëjë me kundërshtimin e Prokurorisë se Hagës për lirimin me kusht të Thaçit, pasi ka vlerësuar se ka ndikim politik.

Pra, nuk ka asgjë të vërtetë lidhur me lirimin me kusht të ish-presidentit të Kosovës, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.

Vegëza e artikullit të postuar nga faqja “Në Kohë” në Facebook:

https://www.facebook.com/nekohe/posts/236489515178949


Vegëza e artikullit të publikuar në muajin gusht nga portali i dyshimtë “todaynews74.com”:

https://newstoday74.com/2021/08/06/urime-prokuroria-merr-vendim-per-lirimin-me-kusht-te-thacit/?fbclid=IwAR1g7U-nkOuVOk_p10JtgVl9od8mk3A9nSTiP5ZuViPHkuzmkmOVuUcgWIY

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga klankosova.tv, ku tregon se Prokuroria në Hagë ka kundërshtuar lirimin me kusht të Thaçit.

https://klankosova.tv/prokuroria-kundershton-lirimin-me-kusht-te-thacit-vlereson-se-ka-ndikim-politik-video/


Hibrid.info e ka verifikuar këtë artikull me pretendim të rremë edhe në muajin gusht, kur është publikuar për herë të parë nga disa portale të dyshimta.


Analiza:

Faqja në Facebook e quajtur “Në Kohë” e ka postuar këtë artikull të vjetër me pretendim të rremë që gjoja Gjykata Speciale në Hagë ka marrë vendim për lirimin me kusht të Hashim Thaçit.

Gjatë verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se i njëjti artikull me titull të sajuar është publikuar edhe më herët dhe po vazhdon të përsëritet.

Pas analizës së kontrollit të fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere