Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi se Thaçi është prekur nga COVID-19, i pavërtetë

HIBRID

Portali “GazetaProgresi.com” ka publikuar një lajm me titull “Lajm i papritur, Hashim Thaçi me koronavirus? Ja gjendja e tij”. Titulli i këtij artikulli, shihet se nuk korrespondon fare me përmbajtjen e tekstit.

Në këtë shkrim flitet për Ismail Sylën, këshilltar i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është prekur nga COVID-19 dhe pretendohet se i njëjti ka infektuar edhe shefin e tij.


Teksti origjinal i publikuar në Gazetën Progresi:

Lajm i papritur, Hashim Thaçi me koronavirus? Ja gjendja e tij

Një nga të prekurit me virusin COVID-19 është edhe Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Ismail Syla.

Syla aktualisht po trajtohet në Klinikën Infektive në QKUK.Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social facebook nga Iset Prekazi, Syla shihet që është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se po e rimerr veten nga ky virus.

Bashkë me të i infektuar është edhe Prekazi i cili publikoi fotografinë, e që të dy presin që shpejtë të mposhtin virusin, ata janë në Spitalin infektiv.

Ai thote qe nuk kishte kontakt me Hashim Thaçin por ne kemi zbuluar dhe ju mund ta dini duke klikuar ne rekl;amen e mepsothme

Vegëza e artikullit të publikuar në Gazetën Progresi:

Lajm i papritur, Hashim Thaçi me koronavirus? Ja gjendja e tij


Konfirmimin se Syla është duke u trajtuar në Klinikën Infektive në ShSKUK, e ka bërë një mik i tij, përmes një foto në Facebook me mbishkrim:

“Me këshilltarin e Presidentit Thaçi, z, Ismail Syla, duke mposhtur virusin Covid 19. Me ekipet mjekësore të Spitalit Infektiv, çdo gjë është e arritshme. Së shpejti do të kthehemi në familje”.


Analizë:

Lajmi i publikuar nga Gazeta Progresi, nuk është i kompletuar, si dhe titulli nuk përkon me përmbajtjen brenda tekstit. Ky artikull hyn në kategoritë si “Clickbait”, “Lajm i rremë” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere