Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Artikull që përmban lajm të vjetër

HIBRID

Portali i dyshimtë me domain “fjalet.com” ka publikuar një artikull me titull “Ekskluzive: LDK merr ofertë të re nga Vetëvendosja”.

Ky artikull është i vjetër, i cili është publikuar më 28 dhjetor të vitit të kaluar. Ky portal i dyshimtë, duket se ka ri-publikuar këtë shkrim duke pretenduar ta sjell atë në kontekstin aktual kohor, marr parasysh zhvillimet e fundit politike dhe interesin që audienca ka për lajme të tilla.

Teksti i publikuar në Specialja.com:

Ekskluzive: LDK merr ofertë të re nga Vetëvendosja

Lëvizja Vetëvendosje ia ka bërë një ofertë të re Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Burime të Gazetës Blic bëjnë të ditur se Albin Kurti i ka bërë ofertën e fundit Isa Mustafës, që në këmbim të kryetarit të Kuvendit, LDK’së t’i takojë një ministri më shumë. Sipas kësaj oferte LDK-së i është propozuar t’i merr gjashtë ministri, kundrejt katër sa do t’i kishte Lëvizja Vetëvendosje. / Ju ftojmë të hapni marketingun për pak sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive

Vegëza e artikullit të publikuar në Specialja.com:

https://fjalet.com/fs/2020/11/01/ekskluzive-ldk-merr-oferte-te-re-nga-vetevendosja/?fbclid=IwAR11iFucdUrU7kxeECMQR3AQbsKkGll9zgIaMipoS4dN2Es9DPTDksQGUiQ

Ky lajm është publikuar në dhjetor të vitit të kaluar, në kohën kur partia e parë (VV) dhe partia e dytë (LDK), po negocionin për krijimin e koalicionit qeverisës të dal nga zgjedhjet e fundit nacionale. Më poshtë mund të lexoni lajmin origjinal të publikuar në kohë reale nga GazetaBlic.com:

https://gazetablic.com/ekskluzive-vetevendosje-ia-bene-nje-oferte-te-re-ldk-se/


Analiza:

Artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “fjalet.com”, është lajm i vjetër, i cili është ri-publikuar qëllimshëm për të rritur numrin e vizitave dhe në të njëjtën kohë, ka efekt dezinformues. Për këtë arsye shkrim kategorizohet si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere