Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Artikull rreth simptomave të COVID-19, me të dhëna të pa verifikuara

HIBRID

Artikulli me titull “Një shije metalike në gojë mund të paralajmërojë koronavirusin”, është publikuar nga portali “GazetaMetro.net”.

Ky artikull përpiqet të argumentojë këtë vlerësim, por pa u thirrur në asnjë burim të informacionit, pra nuk specifikohet se në çfarë hulumtimi apo studimi janë bazuar këto pretenedime.

Pjesë e tekstit nga artikulli i publikuar në GazetaMetro.net:

Një shije metalike në gojë mund të paralajmërojë koronavirusin

Të kesh një shije të vazhdueshme metalike në gojën tënde është një simptomë më pak e njohur dhe quhet “parageusia”, mund të jetë simptomë e koronavirusit, shkruan Gazeta Metro.

Një shije metalike nuk është zakonisht serioze dhe mund të jetë simptomë e shumë gjërave të ndryshme. Trajtimi do të varet nga shkaku. Shkaqet e zakonshme të shijes metalike përfshijnë sëmundjen e mishit të dhëmbëve, marrjen e ilaçeve si antibiotikë, trajtimin e kancerit ose ftohjen, infeksionin e sinusit dhe probleme të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.

Vegëza e artikullit të publikuar në GazetaMetro.net:

https://gazetametro.net/nje-shije-metalike-ne-goje-mund-te-paralajmeroje-koronavirusin/?fbclid=IwAR1pT0ONx-UKYLKitY4zgPL_tC9BuiyA9uzrdP5nk2NSndfLrYKlZA4BFo4

Analiza:

Në bazë të një analize të fakteve të paraqitura nga ky artikull, hibrid.info ka vlerësuar se këtij shkrimi i mungon burimi i informacionit. Ky studim, potencialisht mund të jetë i vërtetë, mirëpo, përderisa nuk thirret në asnjë burim, atëherë kategorizohet si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Pseudoshkencë – Vlerësim si “Pseudoshkencë” merr ai raportim mediatik që përpiqet të paraqesë disa mendime, qëndrime, vlera ose gjetje të marra nga një metodë jo-shkencore dhe ti paraqesë ato si zbulime shkencore ose fakte. Raporte të tilla shpesh keqinterpretojnë ose manipulojnë kërkimet shkencore ekzistuese, ose i referohen hulumtimeve që janë në kundërshtim me verifikimin shkencor dhe gjetjen e fakteve.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere