Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Deformohet deklarata e Ramës përmes një titulli të sajuar

HIBRID

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me deklaratën e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Ramës, i cili tha se nuk mendon që hyrja në kryeqytet duhet të bëhet me pagesë.

Mirëpo, në titullin e artikullit të publikuar nga “specialja.com” pretendohet rrejshëm se gjoja Rama ka thënë se “Vizitorët nga fshatrat dhe qytetet tjera në Prishtinë duhet të paguajnë, rezidentët jo”.

Gjatë hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur deklarata e Ramës dhënë për emisionin “Hallakamë n’4”, që transmetohet në Radio Klan Kosova, ku shihet i pari i Prishtinës duke thënë se hyrja nuk do të jetë me pagesë në kryeqytet, por për banorët rezidentë do të ketë parking të rezervuar, ndërsa për vizitorë do të behet me pagesë.

Pra, në titullin e këtij artikulli nuk shpjegohet se fjala është për parkingjet dhe banorët rezident, si dhe ky vendim nuk ka të bëjë vetëm me banorët jashtë Prishtinës, por edhe ata që jetojnë në të.

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/12/09/rama-vizitoret-nga-fshatrat-dhe-qytetet-tjera-ne-prishtine-duhet-te-paguajne-rezidentet-jo/?fbclid=IwAR27U2C1E_NR4Sx-TaeVZZYu8v6XJ3FU67YHyI_c7bUQDKIN0knlDPb7_fc

I njëjti artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Në Kohë”, e cila numëron mbi 400 mijë ndjekës.

https://www.facebook.com/nekohe/posts/269124251915475


Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në “klankosova.tv”:

https://klankosova.tv/rama-hyrja-ne-prishtine-nuk-do-te-behet-me-para-video1/

Video me deklaratën e Ramës dhënë për emisionin “Hallakamë n’4”, që transmetohet në Radio Klan Kosova”:


Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull të sajuar “Rama: Vizitorët “nga fshatrat dhe qytetet tjera” në Prishtinë duhet të paguajnë, rezidentët jo”. Kështu duke lënë të kuptohet se fjala është për hyrjen në kryeqytet, pasi në tekst një gjë të tillë e hedhë poshtë kryetari i Prishtinës.

Rama ka deklaruar se vetëm parkingjet për banorët rezident do të jenë të rezervuara, ndërsa për vizitorët me pagesë, që lë të kuptohet se kjo vlenë edhe për banorët e lagjeve të ndryshme të Prishtinës.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere