Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk qartësohet se në veri të cilit shtet është shpallur “situatë emergjente”

HIBRID

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Në veri shpallet ‘Situatë Emergjente’”.

Por, pas verifikimit të fakteve paraqitura në këtë artikull, të bëra nga hibrid.info, rezulton që titulli nuk e bënë të qartë lajmin dhe vendndodhjen e këtij zhvillimi.

Kjo bëhet e qartë vetëm në përmbajtje, ku thuhet se autoritetet e instaluara nga Rusia në Krime, kanë shpallur Situatë Emergjente, në veri të gadishullit të pushtuar pas shpërthimeve në një bazë ushtarake në distriktin Dzhankoi.

Duke pas parasysh që ky portal informativ në gjuhën shqipe është i regjistruar në Kosovë (këtu) dhe shumicën e audiencës e ka nga ky vend (bazuar nga përcjellësit në faqen e tyre në Facebook), përshirë këtu edhe faktin që titulli i artikullit nuk e qartëson se për ku bëhet fjalë, e bënë të mundur që lexuesit të dezinformohen, duke i bërë të aludojnë se bëhet fjalë për veriun e Kosovës, marrë parasysh ngjarjet e fundit (këtu).


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/636432/ne-veri-shpallet-situate-emergjente/?fbclid=IwAR1EnlfduXfP0Htu8dc-USD6aTg9wnoPvFvi-rOCKRoUBHCewNrwofnDQvc


Në postimin e këtij artikulli në faqen e “Kosova Sot” në Facebook, vërehet se disa lexues kanë rënë pre e këtij lajmi. (shih fotografinë më poshtë)

(Reagimi i lexuesve në artikullin e publikuar nga Kosova Sot në Facebook)

Analiza:

Në titullin e artikullit të publikuar nga “Kosova-sot.info” nuk bëhet e ditur se në veri të cilit shtet është shpallur situatë emergjente.

Portali informativ “Kosova.info” është portal i cili vepron në Kosovë dhe që lexuesit parësor i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në facebook. Prandaj, mosdhënia e informacioneve për vendin se për ku bëhet fjalë, ky lajm shume lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit e vet, duke i bërë të mendojnë se zhvillimet kanë të bëjnë me veriun e Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere